• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryetari i sindikatës së sektorit privat: Vjet një kompani kishte 40 punëtorë, sot asnjë, shumë prej tyre do të mbyllen

10/15/2023 21:15
nga:N M

Më pesimist se Agim Shahini, është edhe kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të Sektorit Privat Jusuf Azemi, raporton Gazeta Blic.

Ai përveç se sheh ikje masive të punëtorëve nga Kosova, parashikimet e Azemit janë se edhe shumë kompani të vogla dhe të mesme do të detyrohen të mbyllen në mungesë të fuqisë punëtore.

Ky kryesindikalist i sektorit privat, ka thënë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se sikurse Qeveria më kohë te merrte disa veprime në të mirë të bizneseve, gjendja nuk do të ishte kësisoj, por as nuk do të reflektonte shumë lëvizja e lirë pas 1 janarit të vitit 2024.

Sipas tij, shumë kompani dhe biznese tashmë kanë nisur të gjejnë fuqi punëtore nga vende të ndryshme si Bangladeshi e vende të tjera të Azisë, por që as kjo sipas tij nuk është zgjidhje.

Vetëm një punëtorë nga Bangladeshi, një kompanie kosovare i kushton hiq më pak se 1 mijë euro në muaj.

Përveç kësaj Azemi thotë se kjo fuqi punëtor e importuar nga jashtë, Kosovën e sheh vetëm si transit.

“Unë e di që realisht ne kemi qenë të pandalshëm edhe ndaj qeverisë, por edhe ndaj kompanive, por zëri ynë nuk e ka pasur efektin sa duhet dhe si duhet në momentin që e kemi parë që punëtorët po ikin me një trend të shpejt. Kryeministrit të Kosovës, ministrit të Financave dhe në komunikim me punëdhënësit, u kemi kërkuar që të ulemi dhe të propozojmë një pagë që është solide dhe të ofrojmë kushte, qeveria që obligon pronarët e kompanive”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

”Ju e dini që vitin e kaluar kemi kërkuar që paga minimale të jetë 450 euro, ka pasur edhe një propozim nga deputeti i VV-së, Eman Rrahmani dhe komisioni për financa i ka propozuar parlamentit që paga të jetë 450 euro dhe kjo nuk është respektuar dhe vetë fakti që kjo pagë sikur të kishte qenë para një viti, nuk do të kishim lëvizje shumë të punëtorë, do të kishte se lëvizjet po ndodhin edhe në shtete e jashtme, por nuk do ta kishim një lëvizje kaq të shpejt, kaq bombastike aq sa e kemi sepse nëse t`i bisedon me sindikatë dhe negocion për diçka, ne s`mund t`i themi sepse qeveria nuk garanton asgjë  …. dhe ne nuk kemi pasur asnjë adut që t`i themi punëtorëve të presim sepse do të bëhet mirë. Vetëm ata që nuk e shohin dhe nuk dëgjojnë sepse, ne kemi telashe të mëdha me fuqinë punëtore, në veçanti me punëtor të kualifikuar. Ne kemi kompani që para një viti ka pasur rreth 40 punëtorë dhe tani kur shkon është në mbyllje kompania sepse kanë ikur punëtorët”, tha Azemi.

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit