• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryetari i PSD-së: ZRRE duhet ta dënoj KEDS-in për këto arsye, miliona euro i ka borxh KEK-ut

01/28/2022 21:07
nga:N M

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së duke folur ppër vendimin e ZRRE ka thënë se për këtë fajet i ka ky institucion bashkë me ekzekutivin, e këta të fundit e ka akuzuar se po e ndihmon kompanisë KEDS përmes milionave euro nga taksat e qytetarëve të këtij vendi.

Molliqaj në një intervistë për “Blic Interview” ka theksuar se krejt ndryshe është dashur të trajtohet problemi i energjisë elektrike.

“Së pari është dashur ta kenë një plan veprimi, se çka është dashur të bëhet, por kjo shumë më herët. Nën dy është dashur të trajtohet krejt ndryshe problemi i energjisë elektrike dhe nëse kish pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike, ai do të ishte më racional dhe më i bazuar në fakte. Ne kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike duke u bazuar në import dhe mos të harrojmë se Kosova një pjesë të madhe të energjisë e prodhon. Për shembull, ne besojmë se fajtori kryesor këtu është KEDS, përveç qeverisë sepse nuk ka asnjë end në botë që unë e di që ka deklaruar fitime neto dhe krejt fitimet i ka marrë dhe në momentin e krizës asnjë humbje”, thotë ai.

Pra, shton Molliqaj, Albin Kurti e ka marrë një kompani private dhe po ia siguron që mos ta ketë asnjë cent humbje dhe kjo kompani meqë ekzistojmë në tregun e lirë do të duhej që të merrte kredi.

“Kompania është në krizë le të merr kredi, le ta mbulon këtë problem dhe le ta shpërndanë në disa vite që ta kthej atë kredi. Këta nuk po bëjnë asgjë, shteti po i ndihmon. A e dini ju që diku 51 milionë euro energji që është prodhuar në Kosovë nga gjysma e shtatorit deri më 31 dhjetor, KEDS nuk ia ka paguar KEK-ut, pra ne na ka shit atë rrymë, unë e ti, e secili si qytetarë e kemi paguar atë rrymë, ndërsa KEDS e ka shit rrymën në Kosovës pa paguar asnjë cent”, tha Molliqaj.

Sipas tij, në muajin janar, shtohen edhe 19 milionë të tjera, pra 61 milionë euro.

“Cila është humbja e KEDS? Sot, vetëm fitimet që i merr, asnjë humbje s`ka. Është dashur të humb KEDS diçka këtu. KEDS është privatizuar të na siguroj rrymën 24-7 dhe ju qysh e dini kjo ZRRE ku jemi ne afër, këtu, nuk ia ka bërë asnjë penallti KEDS-it. KEDS do të duhej të dënohej me miliona euro për shkak se na ka ndal rrymën pa paralajmërim dhe më gjatë se që ka paralajmëruar dhe këta ne vend se të ndjekin ligjin në të gjitha drejtimet, në anën tjetër qeveria e Kosovës prej se ka ardhur duke mos dashur të jetë bashkëpunuese me Qeverinë e Shqipërisë, por e ka rrit këtë kosovocentrizmin me qëllime të tjera me protagonizëm përball Ramës dhe nuk e ka bërë atë shkëmbim të rrymës që ka qenë edhe në kohë ne Ramush Haradinaj”, ka thënë ai.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”: