• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Krasniqi: PDK e gatshme për zgjedhje, mund të mbahen në muajin tetor!

03/16/2024 11:22
nga:Sh R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ishte i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Kryetari i PDK-së thotë se Kurti ka krijuar një mashtrim për opinionin publik, sikur të huajt janë kundër Kosovës.

Krasniqi theskon se se po të ishte në vend të Kurtit, do ta hartonte draftin me amerikanët, dy vite më parë.

“Çka kisha bo unë po të tregoj. Para dy vitesh e kisha hartu draftin me amerikanët bashkë, e ka pas këtë mundësi e ka pas këtë ofertë. Asnjëherë kryeministër i PDK-së nuk ka qenë askush, prej ditës që është diskutu drafti. Unë e kam provu me qenë ministër edhe në qeverinë që e ka udhëheq Thaçi edhe në qeverinë që e ka udhëheq Isa Mustafa, dallimi është shumë i madh në vendimmarrjen dhe guximim, këtu është dallimi. Ky është dasht me kriju me amerikanët draftin, dhe ta kishte shkru draftin”, shtoi ai.

Kryetari i PDK-së tha se Asociacioni do të duhej të themelohej për të prodhuar një njohje të ndërsjellë.

“Krejt ideja e Asociacionit ka qenë kundër pesha për njohjës së ndërsjellë, 5,6,8 vjet është diskutu, cili është qëllimi një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse e përqendruar të njohja e ndërsjellë. Asociacioni është dashur me u themelu për me e prodhu njohjen e ndërsjellë, cka kemi marr na në fund prej kësaj kohës së Albin Kurtit, skemi marrë as marrëveshje finale as marrrëveshje gjithëpërfshirëse, kemi marrë edhe një marrëveshje të përkohshme, të pjesshme dhe jo të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, por në asociacion në autonomi”, u shpreh Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, shprehet se janë të gatshëm për zgjedhje.

Ai tha se ato mund të mbahen në muajin tetor.

“Me qef i kisha majt në qershor, por besoj që në tetor munden me qenë. Spekulime të shumta ka për datën e tetorit, dhe fakti kur ka shumë spekulime unë filloj mos me besu. Rrethi i tij përmendin data të ndryshme, por as ata nuk e din sigurt se nuk iu tregon ai shumë. Për PDK kërkesa është nesër me u shpall zgjedhje, nesër me u shpërnda Kuvendi dhe brenda 45 ditësh me shku në zgjedhje. Sepse cdo ditë është humbje për Kosovën nën qeverisjën e Albin Kurtit”, u shpreh ai shkruan Gazeta Blic.

Krasniqi thotë se vendit i duhet një qeverisje e re që guxon dhe që nuk manipulon.

“Ky tekst është i keq, ky draft nuk bën me u zbatu, kështu si është nuk bën me u zbatu sepse ka telashe të mëdha. Jo ditën që themelohet asociacioni, por nashta një javë mas, e 5 vjet mas 100%. Për këtë arsye këtij vendi i duhet një qeveri tjetër, që guxon, që nuk manipulon, që nuk mendon vetëm për veti dhe për protagonizmin personal dhe për vota të partisë, por që mendon qysh me u mundu ta bëjë Kosovën shtet kandidat për BE. Jo veq me qu në këshill të Evropës por me i marr edhe 5 njohje të shtetve që nuk na kanë njoft në Bashkimin Evropian. Nuk mundemi me marrë na njohje të reja pa Amerikën, nuk kemi mujt as atëherë e nuk mujm as tash. Na kanë ndihmu edhe shtet tjera, por pa SHBA na nuk i kishim pas shumicën dërrmuese të njohjeve që i kemi tash. Përkatësia jonë është evropiane- perëndimore, në secilin kuptim dhe pa ShBA, nuk mundesh me pas prespektiv zhvillimore as politik, as ekonomi, as diplomaci”, theksoi ai.

/Gazeta Blic/

12/21/2024 19:47

Gjini: Qytetarët janë zhgënjyer nga Kurti – rruga e tij është e keqe për Kosovën