• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Krasniqi: Ndryshimi i qasjes së presidentes është ajo që ne kemi kërkuar që sa vite si LDK

10/08/2023 21:39
nga:Gazeta Blic

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës po e vleresojnë si hap të duhur ndryshimin e qëndrimit të presidentes Osmani në raport me dialogun dhe në raport me SHBA-të, raporton Gazeta Blic.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi për emisionin “Expose”, ka theksuar se ndryshimi i qasjes së presidentes është ajo që e kanë kërkuar qe sa vite si LDK.

“Ndryshimi i qasjes së presidentes është ajo që ne kemi kërkuar qe sa vite si LDK. Kemi thënë që të ketë një draft në përputhje me SHBA-të, Kushtetutën e Kosovës dhe letrën e Mogherinit, ndërsa sa i përket kryeministrit ju e keni parë që ka pasur bindje tjera. Mirëpo, shumë mirë që institucionet e vendit e fituan betejën ndaj Serbisë dhe tani pres që krejt kjo situatë, kur krejt arena ndërkombëtare është pro nesh, pres që Kurti të shkoj në dialog, sepse çështjet me Serbinë duhet të zgjidhen me dialog. Tê shkoj me një plan konkret, ku së pari të kërkoj heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, të sanksionohet Serbia dhe gjithashtu të dakordohet me presidenten dhe të këtë një zgjidhje dhe të dalim nga kjo situatë”, thotë ajo për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Ajo thotë se nëse nisemi nga deklarata e Kurtit dhe Osmanit më herët, nuk i janë përmbajtur atyre.

“Kështu që unë në këtë rast po i besoj presidentes për arsye se po e kërkon atë që e kemi kërkuan krejt partitë opozitare, ku ne si LDK fillimisht e kemi dhënë këtë propozim”, thotë Krasniqi.

Ajo ka deklaruar se dialogu është udhëhequr nga kryeministri, derisa ajo shpreson se do të dakordohet me presidenten e Kosovës dhe kryeministri ta udhëheq dialogun, mirëpo me këto parime që ka dhënë presidentja dhe opozita.

“Po gjithmonë ka qenë ai trekëndëshi kryeministri, presidentja, ministrja e Punëve të jashtme, mirëpo tash po shohim që nuk kanë dakordancë mes tyre, po shpresoj që të ketë dakordancë dhe të zgjedhin rrugën më të mirë. Ne, pas takimit që ka pasur kryetari i LDK-së me Osmanin dhe ju i keni parë deklaratat dhe ne qysh moti e kemi kërkuar këtë që drafti për Asociacionin të bëhet ne bashkëveprim me SHBA. Shpresoj se do të ketë një takim SHBA – BE me Kurtin që të kërkohet të hiqen masat ndaj Kosovës dhe të sanksionohet Serbia”, thotë ajo.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?