Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Ai ka folur në lidhje me situatën pas-zgjedhore, formimin e institucioneve dhe faktin se nuk ka asnjë lëvizje konkrete nga kryetari i VV-së, si parti fituese, Albin Kurti.
Ai tha se fakti se nuk ka asnjë lëvizje nga Kurti është në kuadër të mendësisë së tij për ‘zhagitjen’ e çdo procesi.
“Pjesa e tretë e zgjedhjeve, që është implementimi i rezultateve zgjedhore, është po aq e rëndësishme sa edhe procesi i zgjedhjeve. Praktikisht zoti Kurti, nëse e shohim nga afër, edhe në pjesën e parë,fushatën zgjedhore e ka udhëheq në parimet e një fushate negative, denigruese dhe përqarëse. Ditën e zgjedhjeve i ka ra sistemi dhe krejt ajo zhurmë që u prodhu prej orës 8 deri nga ora 09-09:30 përkundër që ne kemi komisioner, vëzhgues, verifikues.Nëse partnerët e mëdhenj si Gjermania të ofron software, program të mirë, i cili 80-milion gjermanë i bind që numërimi i votave ndodh brenda 24 orëve, pranohen rezultatet… këto janë ato që unë e lidh me rolin e Qeverisë. Edhe në pjesën e tretë po vazhdon njëjtë, pritje për certifikim, akuza, ankesa.Kjo që po bëhet nga Kurti është në kuadër të mendësisë së tij, ‘zhagitja’ e çdo lloj problemi dhe çdo lloj procesi. Por me 9 shkurt sërish iu dha një rezultat, përkundër që qytetarët nuk ia dhanë, si herën e kaluar të drejtat e mëdha për me udhëheq procese përpara” deklaroi Haziri.
“Ai natën e zgjedhjeve tha jo bashkëpunimit, ky është akti politik që ka konfirmu mendësinë e tij politike. Do të vepon sikurse ka vepru gjatë zgjedhjeve, sikur ka vepru katë vjet qeverisje, nëse quhet qeverisje, sepse unë nuk mundem me pranu që është qeverisje… kemi të bëjmë me administrim, kjo Republikë po administrohet politikisht nga një parti politike dhe aq më keq nga një njeri. Zbatimi i rezultateve zgjedhore do të varet nga ai në radhë të parë dhe nga të tjerët në radhë të dytë. Të tjerët mund të jetë secila parti politike e cila arrin me ba shumicë” tha Haziri.
Por a do të hyjë LDK-ja në koalicion për formimin e Qeverisë rë me Albin Kurtin?
“Nuk ka lënë asnjë formë, asnjë rrugë, asnjë mekanizëm, asnjë mundësi, as kurgja në raport me LDK-në. Nuk ka më agjendë që LDK-në e bind për me ndryshu qëndrimin. Ne krejt çfarë kemi bërë këto ditë është që ne kemi konfirmu, rikonfirmu qëndrimin tonë para dhe gjatë zgjedhjeve. Cfare kemi thënë para dhe gjatë zgjedhjeve do t’a mbajmë pas zgjedhjeve, konsistencën tonë politike. Sepse është bërë legjendë urbane..’LDK-ja për agjendë shtetërore bëhet kontruktive’. Por po e përsëris edhe njëherë nuk bëhen pa LDK-në proceset dhe as nuk mbyllen. Ne vetëm këtu kemi me pas një rol, roli jonë është që ne kemi lexu drejt rezultatin, ne u kemi thënë njerzve na jepni besimin për Kryeministër me udhëheq Qeverinë, kemi program ambicioz. Ka ardhë koha me shkaktu procese të mëdha brenda Kosovës, brenda atdheut me punu, mos me humb kohë në relacione të tjera sikur kanë ndodh katër vitet e fundit. Ata na i dhanë votat për kete nivel, na dhanë vendin e tretë ” tha Haziri në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.