Amir Rrahmani tashmë njihet si një nga lojtarët më të suksseshëm kosovar dhe çdo ditë e më shumë po rritet si lojtar, duke marrë respekt të madh nga të gjithë, shkaku i punës së madhe që ka bërë ndër vite.
Rrahmani i cili sot përfaqëson kombëtaren e Kosovës, ku është edhe kapiten, dikur ishte pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe grupmoshave të reja, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish trajneri i tij tek kombëtarja shqiptare U-21, Skender Gega flet me shumë lëvdata për Rrahmanin dhe kohën kur ai e kishte trajnuar si lojtar, teksa zbulon se si e kishte parë atë rastësisht në një ndeshje miqësore kur kombëtarja zhvilloi me Drenicën në një fazë përgatitore.
“Kënaqësi e madhe të flasë për Amirin, jo veç për të, por edhe për një pjesë të madhe të një numri lojtarësh që kur unë punoja kanë qenë pjesë e ekipit. Kam pas kënaqësinë dhe privilegjin që të punojë me ta, pjesa e madhe e tyre kanë qenë shembull. Kanë përfaqësu ngjyrat e kombëtares kuqezi me shumë dinjitet. Me Amirin jemi njohur rastësisht në një ndeshje miqësore kur ekipi kombëtar po bënte fazë përgatitore tre ditore, njëfar seleksionimi me lojtar të kampionatit shqiptar, ishte edhe ekipi i Drenicës në Tropikal dhe aty u njohën, ku bëm një ndeshje miqësore, thjesht për të ndihmuar njëri-tjetrin, mirëpo Amiri në fushë ishte ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, posaqërisht edhe mua. Dominonte në fushë, ishte i ashpër, fizikisht i mirë, i disiplinuar, qetësi që i duhet një lojtari ose personi që duhet të tregojë aftësitë e tij. Në mënyrë absolute sapo përfundoi ndeshje kam kontaktu me Amirin, por edhe me përfaqësuesit e klubit dhe pastaj kemi ra në kontakt me dy prindërit, kam shpreh kënaqësinë dhe privilegjin që Amiri të pranonte të luante për kombëtaren shqiptare dhe e bëri”, tha fillimisht Skender Gega për ‘Expose’, prodhim i GazetaBlic.
Gega thotë se Rrahmani ishte lojtar i mirë, por nuk kishte këto nivele që ka sot, por me punë i ka arritur tashmë nivelet më të larta. Edhe Gega thotë se Rrahmani është simbol i punës së madhe, teksa i uroj suksese dhe mbarësi në vazhdimin e karrierës.
“Për aq kohë sa ka qenë te U21, nuk ishte në nivele që është sot, por çdo lojtar që punon duhet të korgijohet, por falë përkushtimit, punës e seriozitetit dhe dashurisë që ka për futbollin ia ka arritur, për këtë jam shumë i lumtur. Nuk kam bë asnjë lloj favori për Amirin, thjesht kam bë punën e seleksionuesit, jo gjithmonë dalin gjërat, sepse ne në kohën e Amirit, kemi pas shumë lojtarë të mirë, po aq sa Amiri, por fati tregoi që ai që ka vazhdu me dinjitet dhe ka qenë i përkushtum ia ka dal, është një numër i madh lojtarësh që kam pas kënaqësinë t’i seleksionojë dhe t’i bëjë pjesë të kombëtares. Dikush ëshë me sukses sot, dikush ka ngelur rrugës, por i tillë është futbolli. Amiri është simbol i punës dhe përkushtimit dhe jam krenar dhe i uroj atij dhe çdo sportisti shqiptar që të na përfaqësojnë me dinjitet dhe çdonjëri nga ne duhet të jemi të lumtur dhe krenar me të. Kam kohë pa e pa, por e ndjek përmes TV, nuk kam bonus tek karriera e tij, por thjesht kam bë punën si trajner, por gjëja që më bëhet shumë qejfi është se çdovend ku unë flas për punën që kam bë, Amiri është një nga njerëzit që unë e përdor si shembull, kështu që vetëm suksese dhe mbarësi”, përfundoi trajneri i njohur shqiptar, Skender Gega.
/GazetaBlic Sport