Drejtori i Ballkanit, Idriz Hajrizi beson se skuadra e Ballkanit ka në dispozicion trajnerin më të mirë shqiptar.
Sipas tij, Ilir Daja është larg trajneri më i mirë shqiptar dhe kjo vërehet nga sukseset e mëdha që ai dhe klubi kanë arritur në kohët e fundit.
“Normalisht se historia është e mirë edhe për lojtarët dhe futbollin në përgjithësi. Kemi ndërru disa trajnerë, mirëpo pajtohem me mendimin që Ilir Daja është trajneri më i mirë shqiptar, duken edhe rezultatet edhe arritja e klubit. Nuk ka nevojë për shumë fjalë, mirëpo jam i atij mendimi që Daja është trajneri më i mirë shqiptar”, tha fillimisht Idriz Hajrizi për ‘Expose‘, prodhim i ‘GazetaBlic Sport‘.
“Ilir Daja në stërvitje dhe jashtë është ndryshe. Gjatë kohës kur jemi në darkë, Daja është me shumë batuta e humor, ndërsa në stërvitje është detajist, dhe strikt në atë që bën”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport