• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hyseni: 500 mijë vota janë thirrje dëshpërimi, Kurti ka dështuar – LDK sjell ndryshimin

12/28/2024 18:56
nga:G C

Kandidati për deputet nga LDK, Ekrem Hyseni, ka kritikuar ashpër punën e Qeverisë Kurti, duke theksuar se kërkesa për 500 mijë vota është një thirrje nga dëshpërimi i madh i partisë në pushtet.

Hyseni në Blic Interview me Astri Gashin, ka vënë në dukje se çmimet janë rritur, premtimet për çerdhe dhe përmirësime në shëndetësi nuk janë realizuar, dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka dështuar

“Kërkesa prej 500 mijë votave është një thirrje prej dëshpërimit të madhë që ata e kanë dhe vetë e dijnë. Dëshirat edhe mund t’i shprehin, por në realitet puna katër vjeçare e ka dëshmuar që nuk ka më votë, ashtu siç e kanë kërkuar dhe asnjëherë nuk do të ndodhë më”, tha Hyseni.

“Sot, janë çmimet më të shtrenjta se sa para katër vitesh. Nuk është realizuar as premtimi për çerdhe, asnjë ndryshim nuk ka ndodhë as në sistemin e shëndetësisë. Fondi i sigurimeve shëndetësore nuk është funksional, është dështim. Zhvillimi ekonomik, projektet kapitale dhe të gjitha këto do të merren parasysh dhe do ta ketë impaktin e vetë”, shtoi ai.

Ai ka përmendur gjithashtu projektin e papërfunduar të rrugës Podujevë-Prishtinë, që ka vështirësuar jetën e qytetarëve, si dhe mungesën e ujit të pijes për shumë familje në rajon.

Hyseni ka premtuar se LDK do të bëjë ndryshime të prekshme për qytetarët dhe do të zgjidhë problemet e infrastrukturës dhe mirëqenies.

“Rruga Podujevë-Prishtinë ka mbetë e papërfunduar nga qasja joserioze e tyre. E ka vështirësuar jetën e qytetarëve në këtë vend, dihet që shumë qytetarë llapjanë punojnë në Prishtinë, kjo është një përballje e tyre dy herë në ditë me një situatë, e cila jo rrallë edhe e ka rrezikuar jetën e tyre”, tha Hyseni.

“Nuk është kjo e vetmja, llapjanët kanë edhe probleme tjera. Faktorë tjerë që ndikon në mirëqenien e qytetarëve dhe përballemi në kohë të dimrit, është edhe mungesa me ujë të pijës. Pas një premtimi që ky problem do të zgjidhet, as sot s’ka ndodhë, pas katë vitesh në pushtet”.

“Me LDK-në në pushtet, problemi i ujit të pijës nuk do të jetë më diskutim”, tha ai.