• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haziri për anëtarësimin e Kosovës në KiE: Vështirë e besueshme që do t’i arrijmë këto objektiva, mosbesimi ndaj qeverisë është bërë fakt!

05/03/2024 21:35
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Haziri ka folur në lidhje me antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai tha se është vështirë e besueshme që të arrihen objektivat me 16 maj.

“Vështirë e besueshme që do t’i arrijmë këto objektiva me 16 maj pëkundër zotimit me letër të kryeministrit për herë të parë karshi faktorit ndërkombëtar. Një raport i punuar me kujdes dhe i mirë i Dora Bakoyannis që po del një mbështetëse e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane realisht por mosbesimi ndaj kësaj qeverisje është bërë fakt. Nuk pranohen vetëm zotimet me letra pa veprimet konkrete dhe kjo nënkupton tani përmes dy telefonatave të fundit që vijnë nga Franca dhe Gjermania që janë dy shtete kryesore në BE lidhue me nevojën që qeveria e Kosovës të bëjë veprim konkret. Ky veprim konkret është që draft-Statuti i Asociacionit të bëhet dokument i Kosovës, mos të quhet më evropian, dhe kjo bëhet përmes vendimit në qeveri dhe hapi konkret është dërgimi i këtij dokumenti në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. A do të arrin qeveria me e gjet një opsion të mesëm le të themi me ‘manipulu’ këtë situatë në interes të Kosovës do të jetë vështirë me besu sepse hapat e fundit të kryeministrit Kurti me atë që Konventa Evropiane për qeverisjen lokale kërkon që palët te pavarura me reagu në bashkëpunim ndërkomunal, në krijimin e Asociaciacioneve, nivelin e bashkëpunimit. Eshtë e vërtetë sepse Konventa kërkon pa ndërhyrje me qenë por situata krejt ndryshe është në terren. Më shumë se një vit është humbur në tendencën që presidentja me e qu dokumentin duke u bazuar në aktgjykimin e gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 e cila thotë që marrëveshja është obligim i Kosovës por mandej fillon ‘krerja’ e terminologjisë dhe asaj që quhet adaptim me frymën kushtetuese por kjo nuk ka qenë e pranueshme, kërkohet akt , me marrëveshje quhet dekret i qeverisë me fjalor kushtetuese në Kosovë quhet vendim i qeverisë. Në momentin që draft-dokumenti evropian hyn në qeveri bëhet dokument i Kosovës. Ky veprim nuk e shmang/amniston kryeminstrin nga përgjegjësia ndaj obligimeve ndërkombëtare dhe si duket është një interesim që kryeministri me i kry obligimet e veta jo dikush tjetër, jo një palë e tretë” deklaroi Haziri në Blic Interview.

Haziri foli edhe në lidhje me opsionin e mesëm me të cilin ka dalë qeveria.

“Çfarë po mendoj me opsionin e mesëm që qeveria ka dalë. Pas vizitës në Bundestagun gjerman, kryeministri për shkak të kufizimeve politike, lidhjet edhe takimet janë adaptu në nivel të partisë, të mekanizmave të internacionales socialiste dhe komunikimeve partiake, doli ideja që komunat me shumicë serbe në Kosovë vetë ta ndërtojnë një partneritet dhe formën e partneritetit, nivelin e bashkëpunimit, nivelin e koordinimit ndërkomunal ta rregullojnë në një Asociacion të tyre si ideator, dhe jo një palë e tretë. Kjo është ideja që doli nga ai takim, si duket është e kryeminsitrit. Kryeministri e pasoi me veprim konkret, erdhi në Kosovë i takoi tre nënkryetarët e komunave në veri që janë nga komuniteti serb dhe e plasoi idenë para tyre. Si duket kjo është një tendencë me manipulu këtë opsion në mënyrë që me u thirr pozicionet dogmate në një Konventë Evropiane që është shtylla kryesore e përgjegjësisë së Këshillit të Evropës. Ata do të kenë një rol në një situatë të re, jo vetëm si anëtarë i Këshillit të Evropës, por ata janë themelues të pushtetit lokal në Kosovës të pasluftës. Këshilli i Evropës ka qenë themeluese e këtyre komunave që ne i kemi sot.

“Marrëveshja bazë e vitit 2023 ka të bëjë me një marrëveshje bazë, e përkohshme e cila parasheh mënyrën se si Serbia dhe Kosova kanë me implementu edhe marrëveshjet e arritura edhe veprimet konkrete për një njohje de-fakto por është përjashtu zgjidhja e përhershme e qëndrueshme edhe njohja de-juro” tha Haziri në Blic Interview me Astrit Gashin.

/Gazeta Blic/

12/21/2024 19:47

Gjini: Qytetarët janë zhgënjyer nga Kurti – rruga e tij është e keqe për Kosovën