I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj thotë se është jetike në këtë kohë me shpëtu Kosobën nga pasojat serioze, ku shton se nëse vazhdon Kurti të qeverisë, do të kemi probleme serioze si vend.
“Unë e di që është jetike në këtë kohë me shpëtu Kosovën nga pasoja vërtetë të pariparueshme, nëse vazhdon Kurti në qeveri do të kemi probleme serioze si vend. Do të legjitomohen veprimet e tjerve ndaj nesh, pasojat do ti bartim na”, tha ai.
Haradinaj ka bërë thirrje për formimin e një qeverie të opozitës, duke deklaruar se çdo veprim ose mosveprim që do të çonte në një qeveri të drejtuar nga Kurti do të kishte pasoja të mëdha për vendin.
Tutje ai shton se kush nuk e ndihmon formimin e qeverisë së opozitës do të bëhet shkaktar për zhvillime jo të mira për Kosovën.
“Duhet me e bë, skem qare pa e bë, kush nuk e ndihmon qeverinë e opozitës do të bëhet shkaktar për zhvillime të këqija për Kosovën. Kush bëhet shkaktar me veprimin ose mosveprimin e vet që Kosovën ka me vazhdu me udhëheq Kurti do të jetë shkaktar i dëmeve dhe rreziqeve për këtë vend. Nëse ne si opozitë nuk e marrim seriozisht formimin e qeverisë së opozitës, dhe për një arsye shkojmë në zgjedhje dhe vazhdon ky cikli i tillë prap i marrim përgjegjësitë, prap do të mbetet barra mbi dikë”, u shpreh ai.
Haradinaj ka bërë thirrje edhe për partitë e tjera opozitare, duke përfshirë Nismën dhe Limajn, që të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të formojnë një qeveri alternative.
“Porosia ime është edhe për Nismën edhe për Limajn, mos harroni ska me mujt me i ikë askush përgjegjësisë për të këqijat që do i ndodhin vendit. Të gjithë do të japin llogari për ato që do ti ndodhin vendit. Unë skam asnjë kusht për qeverinë e opozitës, mirëpo nëse vazhdon ky njeri me qeverisjen e vendit na do të kemi pasoja dhe ata që marrin pjesë në krijmin e këtyre pasojave për vendin do të jepin llogari nuk kanë me mujt me i ikë përgjegjësisë, kushdo qoftë”, tha ai.
Ai ka theksuar gjithashtu se nëse ai do të kishte mundësinë, do të kishte preferuar një fitore absolute në zgjedhje, por, sipas tij, opozita duhet të veprojë me një qëllim të qartë për të shpëtuar vendin nga pasojat që po shkakton qeverisja aktuale.
“Për qef i kisha fitu 51%, dhe fare sisha marr as me PDK as me LDK, unë mendoj që në Aleancë janë njerëzit më të dedikum për atdheun dhe interesat e këtij vendi. Ne kemi dallime të mëdha në opozitë, opozita ka një fat të keq se vendin e ka në rrezik, bashkëpunimi me LDK dhe PDK nuk është punë qefi, për qef nuk kisha bashkëpunu me ta. Unë besoj që do ta krijojë qeverinë opozita, i bëjë thirrje të gjitha partive politike, opozitë dhe partive jo serbe, të rrimë bashkë, ne e kemi shumicën shqiptare. Edhe atyre që janë sot anëtarë të qeverisë së këtij mashtruesi, iu them se ju mundeni me bashkëqeverisë edhe me ne sot, jeni të mirëseardhur”, përfundoi Haradinaj.