• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Grantet për familjarët e Pacollit – Peci: Jam i pastër si loti, ministri nuk jep grante

11/23/2024 18:20
nga:Sh R

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, ishte Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ku u është përgjigjur kritikave për grantet e dhëna prej 100 mijë eurove për vëllaun dhe dajën e deputetës së LVV-së Fitore Pacolli.

Ai tregon se ministri nuk shpërndan grante dhe nuk jep subvencione. Për Ministrinë e Bujqësisë, Peci thotë se institucioni që ka qenë më i korruptuari në vend, kurse tani në dy vitet e fundit është shpallur institucioni më transparent në nivel qëndror.

“Ministri nuk shpërndan grante, ministri nuk jep subvencione, ministri harton politika e harton programin dhe grupet punuese i hartojnë kriteret mbi bazën e së cilit përfitojnë aplikuesit. Shumë është e rëndësishme edhe një herë me qartësu për opinionin, kushdo që prej mediave ose edhe prej instancave tjera dëshiron me pa çdo aplikim, çdo kriter, çdo vlerësim fillestar administrativ, vlerësim dhe miratim të projektit deri te kontrollat e fundit se çka thuhet në ato raporte ne jemi libër i hapur. Në dy vitet e fundit institucioni që ka qenë më i korruptuari në vend nga shoqëria civile, nga mediat dhe ata që na kanë ndjekur na kanë shpallur institucionin më transparent në nivel qëndror. Ministria e Bujqësisë në dy vitet e fundit prinë si institucioni më transparent në vend, nuk ka cështje, nuk ka pytje, nuk ka dokument që nuk është i qasshëm për krejt opinionin”, tha ai.

Ndër të tjera ai thotë se opozita është bërë bashkë dhe nuk po dëshiron që ta fal suksesin por po e ndjekin logjiken dhe vetëm ofendojnë dhe linqojnë.

Peci thotë se nuk ka qenë në dijeni se vëllau dhe daja i deputetes janë përfitues.

“Duhet me thënë një shprehje popullore që thojnë “ Shqiptari ta falë gjithëçkafin, edhe belan edhe gjakun, por nuk ta fal suksesin”, opozita është bërë bashkë nuk po dëshiron me fal suksesin por po ndjekun logjikën, përlyj, ofendo e linqo por deri më 9 shkurt diçka do mbetet. Unë kam qenë i zëshëm dhe vazhdoj të jem i zëshëm për shkak se e di pastërtinë time në mos interferimin e asnjë procesi prej se jam ministër. Unë nuk e kam ditë që vëllau dhe daja i deputetës janë përfitues sikurse nuk e di se kush janë të tjerët.

Por sa i përket ndarjes se këtyre granteve, ministri Peci thotë se është i pastër si loti, ku shton se nuk ka individ apo institucion të drejtësisë që mundet ta ndërlidhë në asnjë rast të vetëm.

“Unë kam kërku tri herë radhazi, unë dhe kabineti i kanë kontaktu drejtorin dhe antarët e komisionit që kanë qenë në proces të vlerësimit dhe vlerësimi i tyre ka qenë që ua ofrojmë të gjitha provat që gjithë kriteret dhe numri i poenave që personat në fjalë i kanë pas është si rezultat i kritereve që kanë qenë publike, rrjedhimisht në rast se dikush kish me ndërrmarrë një veprim që këta persona mos me qenë përfitues atëherë insititucini jonë kish shkaktu diskriminim ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me përgjegjësinë më të madhe morale, etike deri në përgjegjësinë penale jom i pastër si loti, nuk ka individ, institucion i drejtësisë që mundet mem ndërlidhë në çfardo forme, në çfardo rrethane me interferimin që dikush me qenë jo vetëm në këto dy raste por në asnjë rast të vetëm”, tha Peci.