• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gjini: Jemi jashtëzakonisht mirë në sondazhe, shpresoj të fitojmë pa balotazh!

09/20/2025 20:20
nga:Y I

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Gjini ka folur në lidhje me garën që po zhvillon për zgjedhjet lokale ndërmjet kundërkandidatëve.

Ai tha se me ‘fitu një komunë si Gjakova nuk është si me mbush një tiketë të llotarisë por se duhet me u përgatit’, pasi ai personalisht është bërë gati 3 vite për një garë të tillë.

“Nuk i kam kualifiku dhe nuk i kualifikoj, njerez të mirë janë krejt, por e kam një mesazh, me e fitu një komune si Gjakova ose cilendo komunë nuk është si me e mbush njeëtikete të llotarisë, duhet me u pergatit, merr kohe, unë jom bo gati 3 vjet me garu herën e parë, 3 vjet punë, çdo ditë besa edhe vikendeve. Kur konsiderohet si llotari ateherë duhet me shpik diçka rrugës. Une mendoj që Gjakova nuk eshte në ate situatë, është stabilizu edhe politikisht. Aleanca është partia me e madhe në nivelin lokal po flas, po edhe partite duhet me u bo gati ma heret, shpesh ju thom njerzve kerkush nuk rrin në pushtet gjithmonë, asnjë njeri, e kryjme ciklin tonë, mundet me ardhë dikush tjeter, po kushdo qe synon me ardhe ju kisha lut me u bo gati, per shkak se kane ardhe, dy tre muaj para zgjedhjeve, është vendos kush ka me kandidu. Nje kandidat që është perfol, nuk e kam dit, ju kam thane kolegëve pse nuk i kane kandidat gati, se per me i fitu zgjedhjet duhet me qene një grua ose burre serioz, i cili e cila punojnë seriozisht, nuk fitohet zgjedhjet per 2 ose 3 muj, edhe me u fitu rastesisht ajo tiketa e llotarisë, atehere nuk ka pergatitje me qeveris” tha Gjini.

Gjini tha se për ta fituar këtë komunë duhet me qenë gjithë kohën në Gjakovë për me i kuptu problemet, dhe jo vetëm për dy muaj.

“Prap po them, duhet me qenë krejt kohen ne Gjakovë, me e kuptu problemin, me e kuptu buxhetin, problemet nuk kuptohen për dy muaj se nuk jemi tu fol për një lagje të vogël, as me nje lagje nuk kuptohen për dy muaj, e leje me per një komunë të madhe. Gjakova i ka 88 fshatra, po ju betohem që nuk i din as emrat, nuk bën ashtu, nuk bën dikush kandidatit gjithmone me i shkru çka me fol, duhet me i dit përmendsh problemet, zonat permendsh, gjithçka duhet me dit per shkak se reflekohet në qeverisje më vonë. Nuk është halli vetëm çka debatojmë ne sot, sepse fundi i fundit po ju tregoj, sipas te gjitha matjeve, diku rreth 98% e atyre qe dojnë me votu e din per kënd me votu, e kanë te ndame mendjen, debatet më shumë tregojne çka ka me ndodh me vonë”.

Ai tha se në sondazhe po dalin jashtëzakonisht mirë dhe shpreson të fitoj pa balotazh.

“I kemi bo matjet dy herë, kanë bo edhe tjerët, nuk e kam plan me fol shumë, jemi shumë mire në sondazhe jemi perfekt, por kjo nuk do të thote që nuk duhet te punojmë gjate fushates. Nuk po dua të tingelloj arrogant, puna jem është me kalu në raundin e parë, puna e kunderkandidateve të mi eshte ekzklusivisht me shku ne balotazh, e dijnë që nuk munden me bë me shume, të gjithe i kanë pa matjet, nuk munden me rrejt shumë, munden 1 2 3 perqind por nuk munden 10 perqind. Dallimet janë të medha, duhet pune me kalu pa balotazh, duhet mund për mu edhe per gjithe koleget e mi, shpresoj qe kemi me kalu pa balotazh, po punojmë, qytetarët e vendosin ne fund te fundit” tha Gjini në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.