• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gashi: LDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, nuk e votojmë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës

05/17/2024 22:10
nga:E K

I ftuari i radhës në Blic interview është Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka folur për proceset e fundit politike në Kosovë dhe veçanërisht për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale.

Gashi potencoi se LDK është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, pavarësisht se nuk do ta votoj shpërbërjen e Kuvendit.

Jemi të gatshëm që nga sot të shkojmë në zgjedhje, nuk e votojmë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës pasi na duhet motivi politik dhe motivi politik është dorëheqja e Z.Kurti. Është çështje ditësh koha e zgjedhjeve, nëse e sheh matematikisht ne kemi edhe një muaj e gjysmë punë në Kuvend të Kosovës, pastaj shkohet në pushime. Sesioni i ri fillon në fund të shtatorit, në gusht shpallen zgjedhjet ashtu-kështu. Më se largu deri me 15 shtator duhet të shpallet data e zgjedhjeve. Ku është dallimi, çka dallon në esencë kjo? Çka fitojnë qytetarët e Kosovës nga kjo? Apo vetëm që të përkëdhelet ego e Albinit e ne nuk e kemi ndërmend të merremi me atë punë“, tha fillimisht Gashi për BlicInterview.

Tutje Gashi vazhdoi me kritika ndaj Qeverisë Kurti ku përmendi disa nga aferat që sipas tij shoqëruan qeverisjen në këto vitetet e fundit.

“I ka bërë dëmet, ato janë të pakthyeshme. Afera me rezervat shtetërore është bërë, afera me energji elektrike është bërë, sanksionet janë vendos, aferat njëburimore janë bërë, nuk ka çka të bëjë dëmë më“, përfundoi ai për BlicInterview.

06/22/2024 15:27

Kërquki: PDK do të hynte në koalicion me VV, vetëm nëse do ta fitonte pozitën e kryeministrit