• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gashi: Aksionet në veri nuk kanë qenë të dështura por janë shoqëruar me problematika

10/02/2021 18:37
nga:Y I

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë pikë e nxehtë për vendin edhe 22 vite pas përfundimit të luftës me shtetin serb.

Cdo aksion apo veprim i Policisë së Kosovës në atë pjesë ëshë përcjellur me tensione dhe rezistencë nga banorët e komunitetit serb që jetojnë në komunat veriore, si Zvecani, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Mitrovica Veriore.

Së fundmi, njësitet e policisë elitare intervenuan në veri për të zbatuar vendimin e qeverisë që ndalon hyrjen e veturave nga Serbia me targa serbe.

Kjo masë erdhi si reciprocitet ndaj Serbisë që u jep veturave me targa RKS tabela provuese gjatë udhëtimit nëpër shtetit fqinjë.

Por cili ishte në të vërtetë impakti i këtyre aksioneve në veri të Kosovës nga Policia e Kosovës?

Gazetari, Kreshnik Gashi nga Kallxo.com ka folur për dokumentarin ‘Expose” në lidhje me operacionet që janë zhvilluar në vazhdimësi në veri të vendit.

“Nëse i rikthehemi krejt operacioneve dhe impaktin që mund ta llogarisim tani, kemi shtrirje e doganave, kemi arrestime të disa grupeve të kontrabandës dhe tani kemi aksionin për vënien e reciprocitetit me targa. Këto aksione nuk kanë qenë të dështuara, të pakten njerëzve atje u është tregu se jo të gjithë janë të paprekshëm”

“Fakti që operacioni i 2011 ka prodhu vendosjen e pikave doganore dhe doganiereve, normalisht mund të përshëndetet si sukses, por ka pasur mungesë profesionalizmi, paisje etj. Por kjo ka shkuar duke u përmirësu, mirëpo ende nuk kemi mbrri me pa që ndërhyrja e policisë kryhet në formën ma të mirë, pra pa asnjë problem në terren, mungesën e paisjeve apo ngjashëm. Sot për shkak të mungesës së shumë paisjeve që Policia nuk i ka në dispozicion, përfshirë edhe furnizimi me ushqim, PK është e varur prej rrugëtimeve që duhet me i ba midis protestuesve, ka probleme të mëdha të furnizimit e deri tek karburantet që po duhet ti bartin për të arritur deri tek pika e kontrollit”

“Problemet kanë qenë më plane operativ. Ka rrjedhje të informacioneve dhe ka barrikada në rrugë që vin si pasojë e informimit të qytetarëve se cka është duke ndodhur në veri. Prezencën e Njësisë Speciale ata e shohin si një rimarrje të kontrollit e jo luftimin e krimit i cili është tejmase i zhvilluar në zonën e veriut”

Gazetari, Kreshnik Gashi, thotë se aksioni i fundit nuk ka qenë i menduar mirë.

“Ajo që mund të themi tani është se siguria në atë zonë është sikurse në rastet tjera, për shkak se policia me Njësitë Speciale kontrollon një përimeter prej 1km, derisa 70km vazhdojnë të jenë të pa kontrolluara. Nëse kishim mbrri që në 70km rrugë me garantu sigurimin e ligjit, atëherë qytetarët ishin ni të sigurt nga kriminelet që qeverisin veriun. Këtë e them me plotë kuptimin e fjalët sepse ata kanë ndikim të madh të strukturat e policisë dhe sigurisë dhe kanë atë propagandën e madhe që vazhdimish duhet me qenë në shërbim të tyre” tha Gashi në dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.

Emisioni i plotë: