• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ferat Shala për largimin e të rinjëve: Kurti ka mbjellur shpresë të rrejshme tek qytetarët, mijëra njerëz po presin para ambasadave!

02/11/2022 22:22
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 pjesën e katërt të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Për dallim nga dy dekada më parë kur migrimi bëhej me dhunë dhe në mënyrë ilegale, në vitet e fundit qytetarët janë larguar, kryesisht duke ndjekur rrugët ligjore, ndonëse ka pasur edhe prej atyre që kanë kaluar kufijtë ilegalisht.

I njëjtë nuk është as misioni i atyre që marrin rrugën për migrim, që dikur ishte largim i përkohshëm me planifikim për rithim në vendlindje dhe vazhdim të jetesës.

Sot, ata që largohen besohet se nuk do të kthehen më kurrë.

Por cilët janë faktorët që po shtyjnë këta të rinjë të largohen nga Kosova?

Për këtë çështje, disa shpjegime kanë edhe përfaqësuesit e tyre opozitar në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi një rritje të fluksit të pamenduar dhe të paparë deri më tani në gjetjen e rrugëve alternative për të lëshuar vendin, është një problem i madh social, politik dhe i asaj që quhet shpirti i njerëzve, kombit dhe vendit, problemet janë grumbulluar por ajo që është shqëtesuese është gjendja ekonomike, inflacioni tepër i lartë ndërsa në anën tjetër kemi mungesa e zhvillimit propercional me kërkesat e qytetarëve, kjo ka bërë që pakënaqësitë të jenë të mëdha dhe nuk kemi investime të huaja, në anën tjetër nuk kemi investime në sektorët e duhur, nuk kemi investime ku do të hapeshin vende të reja të punës, por nuk ka as intervenim që sektorit privat t’i ngritet paga minimiale dhe të krijohet një balanc me inflacionin me rritjen e pagës minimale dhe kategoritë tjera sociale”, tha Ferat Shala, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Sipas tij, largimi i të rinjëve nga vendi sot ndodh për fajin e Qeverisë Kurti, të cilën e akuzon për mashtrimin e të rinjëve.

“Shpresa ka qenë tepër e madhe sidomos në 10 vitet e fundit, partitë që kanë qenë në opozitë kanë mbjellur një frymë jo reale dhe kanë mashtruar rininë, në dy vitet e fundit ka pasur pritje të paimagjinueshme, partitë që janë në pushtet asnjë premtim nuk ka arritur t’ia prezantoj atyre që i ka mashtru dhe tash ky zhgënjim shpërfaqet në mënyrat më të ashpra dhe më të rënda, me qindra e mira njerëz janë në pritje pran ambasadave për të marrë leje punë dhe leje udhëtimi për t’u larguar nga ky vend”, tha ai.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: