I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, me numër 33.
Geci tha se ndryshe sa ka qenë deputet në kohën e Rugovës tani fushata po ‘i vjen pak më rëndë’.
Ai tha se e ka pak më vështirë se të tjerët pasi nuk kanë bazë në Drenicë por se kudo po shkon po pritet mirë pasi kanë respekt për atë personalisht dhe vëllezërit Geci.
“Po të tregoj…po më vjen pak më rëndë. Unë jam duke bërë lëvizje, një fushatë jam duke e bërë me krejt mundësitë çfarë i kam sepse dalloj prej të tjerëve. Degë atje në Skënderaj nuk ka, është zero dega. Autorizimin veç pas zgjedhjeve më ka thënë që do t’a marrësh për degë, dhe pa degë, pa bazë është shumë problem. Faleminderit prej krejt Kosovës, kudo që po shkoj, po pritem shumë mirë, kanë respekt për ne, për vëllezërit Geci, për punën tonë që e kemi ba. E kam pak më vështirë se të tjerët edhe po punojmë. E kam më vështirë sepse nuk ke bazë, jam individ që duhet me vrapu pak më shumë… të tjerët e kanë bazën, i kanë mundësistë, unë të gjitha i bëj personalisht” deklaroi Fadil Geci në Blic Interview.
Geci tha se në Drenicë pushteti është marrë me dhunë dhe se pas luftës ka patur marrëveshje që ata të bllokohen.
Ai tha se marrja e përgjegjësisë për të kandiduar për deputet s’ka qenë e lehtë por pasi është këshilluar me vellezërit dhe me miq e ka marrë këtë detyrë.
Sipas Gecit pa LDK-në shteti i Kosovës nuk është në rrugën e duhur.
“Pas vdekjes së Rugovës ka patur aty (bazë) në Drenicë çoorganizim. Në Drenicë është marrë pushteti me dhunë, unë i kam patur 6 vrasje, shokët më të mirë, më të ngushtë që kanë qenë atëherë janë vra. Disa janë maltretu, disa janë kërcënu, disa janë lekuidu. Pas vdekjes së Rugovës e kanë blloku, kanë thënë vetëm ne me na blloku, në marrëveshje liderët kanë qenë. Lideri i tanishëm, e falenderoj edhe Kryesinë, ka thënë Fadil Geci duhet të jetë deputet. Kam mendu jam këshillu, nuk ka qenë lehtë, edhe me vëllezër, edhe me miq dhe në fund jam detyru e kam marrë këtë detyrë dhe jam duke punu me krejt fuqinë për Lidhjen Demokratike të Kosovës se po e shoh se pa LDK-në shteti i Kosovës nuk është në rrugën e duhur, ka nevojë për LDK-në, forcimin e Lidhjes Demokratike dhe vlerat e LDK-së” tha Fadil Geci për Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/

