Çdo ditë është e njëjtë për ta.
I njëjtë është edhe qëllimi pse qëndrojnë në rrugë.
Arsyeja është për të kërkuar lëmosh, veprimtari kjo për të cilën në shumicën e rasteve ndihen të detyruar nga të tjerët.
Kësisoj, paratë e grumbumbulluara gjatë gjithë ditës si lëmosh përfundojnë në duart e personave që qëndrojnë mbrapa tyre, që kryesisht janë trafikant të qenieve njerëzore, e ndonjëherë edhe vetë prindërit si abuzues të fëmijëve të tyre.
Për këto ekzistojnë të dhëna të shumta në databazën e institucioneve të sigurisë së vendit.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: