• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ejupi: Rryma të shtrenjtohet për të gjithë deri në 12 për qind

01/21/2022 20:27
nga:N M

Drejtuesi i INDEP, Burim Ejupi ka thënë se vendim i ZRRE që ende është në diskutim publik si i tillë nuk do të ishte mirë që të aprovohet, por që sipas tij çmimi i rrymës për të gjithë pa dallim do të duhej të rritej për 12 për qind.

Sipas tij, bllok tarifa nuk do të prek bizneset e mëdha pasi që sipas tij ata mund të bëjnë zgjidhje.

“Bizneset e mëdha nëse shtrenjtohet rryma ata mund të investojnë vetë përmes metodave të ndryshme për ta kursyer rrymën. Unë them se le të shtrenjtohet rryma për të gjithë që i bie 12 për qind dhe fondi prej 75 milionë të ndihmoj kategoritë që preken nga ky çmim i rrymës. Ky 75 milionëshi ndarë është për një vit dhe me një kusht që gjatë 2022 të investohen minimumi 200 milionë në alternativa të tjera të energjisë për qytetarët e jo vetëm përmes energjisë elektrike të ngrohen. Ne kemi propozuar vjet si INDEP që për panelet solare për amvisëri të hiqet TVSH kur hiqet TVSH bien çmimet dhe sigurisht se do të ketë konsum më pak të energjisë. Në bankat e Kosovës ekzistojnë 5 miliardë euro të qytetarëve dhe ato para duhet të investohen por Qeveria duhet të subvencionoj në forma të ndryshme që të investohet në alternativa të tjera dhe jo vetëm ta rris çmimin e rrymës dhe s`ki qare pa e paguar”, thotë ai.