• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ejupi: Duhet një hetim i detajuar në KEK, nuk kishte asnjë shenjë ose paralajmërim se mund të bie ndonjë bllok

01/21/2022 21:29
nga:N M

Burim Ejupi nga INDEP, e që është njohës i sektorit të energjetikes ka hedhur dyshime të caktuara se blloku B2 i Kosovës B ka dal jashtë sistemit pa asnjë paralajmërim, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se gjatë stinës së verës të vitit 2021 nuk ka pasur asnjë dyshim e paralajmërime se ndonjëri bllokë i Kosovës A ose edhe Kosovës B mund të bien nga sistemi gjatës stinës së dimrit.

“ Për këtë duhet një hetim të detajuar brenda KEK. Nuk po hyj në detaje, Qeveria e ka shkarkuar një Bord në KEK e ka vendos një Bord të Përkohshëm dhe një drejtor ekzekutiv. Asnjë paralajmërim nuk ka qenë se gjatë stinës së dimrit mund të bien ndonjë bllok dhe sikur të kishte ndodhur paralajmërimi mund të gjendej ndonjë zgjidhje. Si sot më kujtohet kur ky menaxhment i KEK gjatë verës kishte lëshuar një komunikatë se kanë punuar në rregullimin e mensën për punëtoret e KEK. Si pasojë e rënies së bllokuar B2 ne sot harxhojmë miliona euro për import të rrymës. Duhet hetim në KEK se pse ka rënë blloku B2”, ka thënë Ejupi në emisionin “Blic Interview”.

“Bllok tarifa për ata që shpenzojnë mbi 600 kilovatë orë energji është gabim”