Involimi direkt i Vjosa Osmanit ka habitur paska partitë opozitare LDK e AAK por që nga këto subjekte politike thonë se më në fund ka një njeri që nuk i thotë “JO” Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Blic.
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi thotë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se më në fund një lidere e institucioneve të Kosovës, në këtë rast Vjosa Osmani, po sillet karshi detyrave dhe përgjegjësive në raport me SHBA sa i përket dialogut dhe çështjes që kanë të bëjnë për sigurinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se është lajm i mirë që për herë të parë Vjosa Osmani ka dal kundër Albin Kurtit, sa i përket marrëveshjes me Serbinë dhe marrjes në dorë të dialogut nga Vjosa Osmani
“Jam ajo e cila e kam përcjell me shumë vëmendje presidenten Osmani ku është për t`u habitur më të vërtetë qëndrim i saj, sepse kohëve të fundit ka qenë në një linjë me Kurtin. Mund të them lirshëm që ka qenë vegël e tij. Ndoshta dhe pikërisht ku ajo ka kërkuar një draft, duhet ta punojmë më SHBA, është konkrete që ne si Aleancë e kemi kërkuar që ky draft të dakordohet me SHBA që janë aleatët tanë. Dhe është për çudi që për herë të parë presidentja Osmani i del faktikisht kundër Kurtit”, thotë ajo.
Deputetja e AAK-së shpreson që presidentja mos ta ndryshoj këtë qëndrim dhe të shkoj në një linjë me aleatët tanë siç janë SHBA.
“Po tash sipas deklaratave të Kurti dhe ministres Gërvalla po shihet se nuk janë të dakorduar dhe është hera e parë që thonë se Asociacioni i ka vdekur, mirëpo presidentja thotë se duhet një draft me SHBA, tash është për habi dhe ndoshta një shenjë pozitive ku këta janë kthyer në anën ku ne duhet të punojmë me SHBA. Osmani e ka parë që duhet dhe patjetër që është shumë e nevojshme dakordimi me aleatët tanë. Ne gjithmonë e kemi shprehë këtë qëndrim dhe sigurisht që Haradinaj e ka thënë se duhet të shkojnë në SHBA, Osmani e Kurti për draftin dhe të veprojmë dhe çdo gjë që është në interes të vendit ne si AAK do të përkrahim. Unë mendoj se prej se është në krye të detyrës presidentja nuk e di që ka bërë ndonjë punë të mirë për vendin, dua të besoj që tash ka ardhur koha që ajo të veproj në mënyrë konkrete”, tha Bytyqi.