• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deputeti i VV-së: Opozita ta mbështes Qeverinë, për shkak të gabimeve të tyre po i vuajmë pasojat

07/02/2023 21:56
nga:N M

E, një deputet i shumicës, Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka kërkuar që partitë opozitare të jenë më të unifikuar në raport me Qeverinë e Kosovës, kur bëhet fjalë për tema të mëdha siç është marrëveshja me Serbinë dhe procesi i dialogut, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Kosova po vuan ende sa i përket dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, për shkak se sipas tij, më 2013 dhe 2015 u bënë marrëveshje të dëmshme për vendin.

“Për mendimin tim roli i opozitës dhe vet opozita është në kundërshtim me interesat e shtetit aktualisht. Në fakt unë mendoj që opozita nuk po arrijnë që t`i kaloj inatet e humbjes së thellë të 14 shkurti 2021 dhe për këtë arsye dhe siç po shihet nuk është në drejtimin e duhur, pra të bërjes së një opozite çfarë i takon, në fakt opozita ishte dashur të jetë e unifikuar për interesat e shtetit të republikës së Kosovës, pra opozita nuk ka një vizion të qartë dhe nuk ka as ide të qarta rreth bisedimeve, rreth ngjarjeve sidomos ato në Veri që Qeveria po vazhdon ta ushtrojnë sovranitetin”, thotë ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Ai ka thekusra se partitë opozitare nuk kanë kredibilitet.

“Po pikërisht PDK dhe LDK nuk kanë edhe kredo, në fakt duke e pasur parasysh që vet marrëveshjet që këta i kanë bërë, sot po janë pengesat më të mëdha në zhvillimin e bisedimeve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, prandaj edhe motivi i tyre është i ulët për të marrë pjesë në këto takime, se po e kuptojnë dhe po e thonë që kanë bërë gabime trashanike që sot Kosovën po e pengojën në zhvillimin e procesit të bisedimeve. Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti ka mbetur vetëm fjalë gojë, apo llafeve të korridorit të zyrave të Kuvendit as PDK e as LDK nuk po i bashkohen këtij mocioni, sepse e dinë edhe ata që në këto moment i vetmi opsion është shtirja e sovranitetit në tërë territorit në republikën e Kosovës dhe shumë mirë e dinë edhe PDK edhe LDK ,por edhe AAK, se Qeveria është në rrugën e duhur për paqe, për shtrije të sovraniteti në katër komunat në Veri”, tha Thaçi.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?