• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Çfarë ‘zori’ pati Hekuran Murati për rritjen e tatimit në pronë, sipas Sazan Ibrahimit?

01/28/2023 21:34
nga:N M

Sazan Ibrahimi ka folur edhe për rritjen e tatimit në pronë e që sipas tij këtë e ka bërë direkt ministri i Financave Hekuran Murati shkruan Gazeta Blic.

Ai ka thënë se në këtë kohë krize Qeveria nuk është dashur të ngutet me një vendim të tillë, meqë sipas tij Qeveria ka pasur kohë deri në vitin 2024 që mos ta implementojnë një vendim të tillë.

“Ata e ngritën këtë kush e ngriti tatimin në pronë Qeveria pra. Në vitin 2019 është bërë vlerësimi i pronave nëpër komuna dhe me ligjin aktual aty thotë prej 3-5 vite mund të bëhet vlerësimi i pronave ose 3-5 vite më së voni. Por tash pyetja për Hekuran Muratin pse nuk u shtuan edhe dy pritje deri në vitin 2024? A pak e kemi shtrenjtimin e elementeve bazë të produkteve, pagat nuk janë ngrit. Duhet ta dinë të gjitha se komunat nuk kanë rrit normën tatimore. E kanë deri në 1.5 për qind me ligj dhe 2019 është bërë vlerësimi i pronave dhe në shumicën e rasteve komunat e shfrytëzojnë normën e tatimit më të ulët 0.15%. Ka pasur kohë me ligj që të pritet deri në vitin 2024”, thotë ai.

Ai ki ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të krijoj një fond për të ndihmuar komunat që janë prekur nga vërshimet duke thënë se përveç këtij fondi duhet të lejuar edhe një fond për komunat e Kosovës në mënyrë që të ndihmohen qytetarët e prekur nga vërshimet.

Sipas tij Qeveria deri në këto momente nuk është s ka menduar ose ka krijuar një fond të veçantë.

EMISIONI I PLOTË:

Ibrahimi: Në rast se krijohet Bashkësia e Komunave Serbe, atëherë do të preket edhe Gjykata Kushtetuese

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës: Sipas draftit të publikuar për ‘Zajednicën’ do të ketë kompetenca ekzekutive, shikojeni nenin 5

Sazan Ibrahimi e thotë për herë të parë: Kishte iniciativë në vitin 2002 për krijimin e “Unionit të Komunave me Shumicë Serbe”