• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës: Sipas draftit të publikuar për ‘Zajednicën’ do të ketë kompetenca ekzekutive, shikojeni nenin 5

01/28/2023 21:11
nga:N M

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka komentuar gjerë e gjatë publikimin e draft Statutit nga OJQ gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij neni 5 i publikuar në këtë draft që ende nuk është zyrtar por vetëm si draft, sipas tij i lejon Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Një ndër pika ku gjykata kushtetuese ka thënë se nuk është në frymën kushtetuese te ato 23 nene është- Etnia e këtij mekanizmi, pra edhe në këtë dokument FES, nuk e di nëse është final, por kam vërejtur që ka elemente të marrëveshjes të 2013, 2015 por kanë marrë diçka edhe nga Statuti jonë, sa i përket organizmit të brendshëm etj , mirëpo këtu çdo mekanizëm i cili mund të quhet Asociacion nuk mund t`i kufizohet anëtarësia një komune dhe me vetë faktin që është kufizuar në 10 komuna e bënë një mekanizëm që nuk mund të .. çdo mekanizëm që mbron interesat e komunës, jo për shkak të komunës, por mbron qytetarët që jetojnë në ato komuna pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Nëse është i shkruar drafti në dhjetë komuna e kufizon prej fillimit që komunat tjera të anëtarësohen sepse thotë ky mekanizëm krijohet për ato komuna, pra me shumicë të popullatës serbe. Mua s`më ka rastit të kem parë mekanizëm të tillë diku në Evropë. Në nenin 5, thuhet se aty do të ketë kompetenca ekzekutive, por thuhet se edhe mund t`i delegohen kompetenca shtesë”, thotë ai.

EMISIONI I PLOTË:

Sazan Ibrahimi e thotë për herë të parë: Kishte iniciativë në vitin 2002 për krijimin e “Unionit të Komunave me Shumicë Serbe”