• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ibrahimi: Në rast se krijohet Bashkësia e Komunave Serbe, atëherë do të preket edhe Gjykata Kushtetuese

01/28/2023 21:22
nga:N M

Aktualisht bazuar në ligjet që janë në fuqi në Kosovës, janë dy pushtete – pushteti qendror dhe ai lokal, raporton Gazeta Blic.

Por, frika që ka drejtori i AKK për krijimin e një niveli të tretë qeverisë është se në rast se krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, atëherë patjetër duhet të ketë edhe ndryshime kushtetuese, për të cilat thonë se Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin e saj sa i përket Asociacion të Komunave me Shumicë serbe e që sipas tij është e nuk mund të ketë një asociacion mono etnik në Kosovë.

“Tash nëse e shohim Kushtetutën e Kosovës ajo nuk njeh nivel të ndërmjetëm qeverisës në Kosovë është niveli qendror dhe ai lokal dhe këto dy nivele kanë kompetenca. Tash nëse krijohet diçka me kompetenca të tilla, as ligji mbi vetëqeverisje lokale nuk e njeh, ky ligj ndalon, thotë komunat nuk mund t`i bartin kompetenca diku tjetër. Nëse dikush dëshiron të krijoj një nivel të ri qeverisës, atëherë duhen ndryshime kushtetuese, po e them neni 5 i atij drafti është problematik. Nëse dikush dëshiron ta zbatoj këtë Statut, duhen ndryshime kushtetuese, se me vet faktin se kush po merr kompetenca të nivelit lokal, pra po i barten kompetencat, po krijohet diçka e re. I ke 10 komuna aty ku janë ato komuna nuk janë vetëm në një zonë, janë të shpërndara… dhe me vet faktin që ti po krijon diçka e që nuk është komunë, atëherë ti po i merr kompetencat e komunave në këto fusha … paramendojeni në atë draft Statut bashkësisë së Komunave Serbe i kanë dhënë edhe përgjegjësi procesit për të kthyerit dhe sipas mendimit tim kjo nuk ka qenë në marrëveshjen 2013, kanë qenë arsimi, shëndetësia, zhvillimin ekonomik, planifikim, por jo edhe çështja e të kthyerve”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova nuk do të mund t`i ik themelimit të Komunave me Shumicë serbe, por për këtë sipas tij më së miri do të duhej që Qeveria e Kosovës të formoj grupin punues për draftimin e Statutit nga ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme e më pas ai Statut të dërgohet sërish në Gjykatën Kushtetuese.

EMISIONI I PLOTË:

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës: Sipas draftit të publikuar për ‘Zajednicën’ do të ketë kompetenca ekzekutive, shikojeni nenin 5

Sazan Ibrahimi e thotë për herë të parë: Kishte iniciativë në vitin 2002 për krijimin e “Unionit të Komunave me Shumicë Serbe”