• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sazan Ibrahimi e thotë për herë të parë: Kishte iniciativë në vitin 2002 për krijimin e “Unionit të Komunave me Shumicë Serbe”

01/28/2023 21:00
nga:N M

Sazan Ibrahimi ka treguar në detaje se si është themeluar asociacioni i komunave të Kosovës në vitin 2001 duke përmendur këtu dokumente mbi të cilat është krijuar AKK-ja, raporton Gazeta Blic.

Ligji mbi vetëqeverisjes lokale, ligji i dytë është për të drejtën e asocimit në OJQ dhe karta evropiane mbi vetëqeverisje lokale, neni 10 ku thuhet se komunat në baza vullnetare në interes të komunave për të mbrojtur interesat e komunave dhe të ngritën kapacitete, mund të themelojnë një mekanizëm i cili quhet Asociacion i Komunave dhe veprimtaria e tyre është e rregulluar me legjislacionin në fuqi.

“Tendenca për krijimin e këtyre mekanizmave nuk janë të vonshme janë shumë të hershme që nga vitit 2002 datojnë këto tendenca për krijimin e një mekanizmi. Kam parë një draft statut të komunave në atë kohe që dëshironin ta krijonin Unionin e komunave me shumicë serbe dhe në ato nene ata janë thirrur gjithmonë në përkrahjen direkte të Beogradit. Pastaj viti 2005 raporti i Kai Aide, pastaj deklaratat e vitit 2002 – 2003 të ish shefit të UNMIK Steiner, procesi i Vjenës pastaj shpallje e pavarësisë … pasat vitit 2011 e kështu me radhë. Por çka është më rëndësi viti 2015, sipas mendimit tim, është i rëndësishëm sa i përket këtij mekanizmi sepse më 2015 që ishte nënshkruan edhe nga Vuciqit thotë se çdo dokument që ka të bëjë me Bashkësinë e Komunave Serbe duhet të shkoj në kushtetuese dhe fatmirësisht ai dokument ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese ku thuhet se mbi 20 nene janë në kundërshtim me Kushtetutën”, vlerësoni ai.

EMISIONI I PLOTË: