• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Buja: Do ta rikthejmë Prizrenin e Mitrovicën!

07/02/2021 21:07
nga:M K

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Ramë Buja beson se partia në të cilën është pjesë e saj do t’i rikthejë dy komunat kryesore me të cilat ka udhëhequr në të kaluarën, Prizrenin e Mitrovicën.

“Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Buja tha se ai beson që do të fitojnë në këto komuna, porse u frikësohet balotazheve, pasi sipas tij janë problematike për shkak të marrëveshjeve.

“Besoj se do t’i rikthejmë të dyjat komunat. PDK do të del e para në zgjedhjet lokale në këto dy komuna.

Por, pastaj po hyjnë balotazhet, e që janë shumë problematike, për shkak të marrëveshjeve, siç ndodhi herën e kaluar në Prizren, kur u bënë bashkë për ta mposhtur PDK-në”, shtoi ai.

/GazetaBlic/