• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Bllok tarifa për ata që shpenzojnë mbi 600 kilovatë orë energji është gabim”

01/21/2022 20:46
nga:N M

Njohësi i sektorit të energjetikës Burim Ejupi, ka thënë se rikthimi i bllok tarifës nga ZRRE pas pesë vjetësh nuk ka qenë vendim i gabuar, por që sipas tij brenda këtij vendimi ka diçka që nuk shkon.

“Masa që kushdo që harxhon 600 kilovatë orë e më shumë është gabim. Sipas meje dhe INDEP blloka tarifa është dashur të vendoset mbi për ata persona që shpenzojnë mbi 1200 kilovatë orë energji elektrike. Kjo më së shumti do të prek shtresën që kryesisht janë amvisëria dhe ata persona që ngrohen në banesat e tyre me energji elektrike”, thotë ai.

Ejupi në “Blic Intreview” me Astrit Gashin, tregon se kur vendosen bllok tarifat.

Sigurisht se bllok tarifat vendosen kur Qeveria apo kushdo tjetër ka një plan strategjik investime milionëshe në ofrimin e alternative të tjera të burimit të energjisë, sikurse pompat termike, energjia solare e të tjera”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.