• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Besim Mulaj në angazhim për energjinë dhe zhvillimin, takimi i parë me KEDS nëse zgjidhet deputet

12/15/2024 22:32
nga:G C

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka theksuar angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për favorizimin e komunave të drejtuara nga VV, duke theksuar se programi i LDK-së është i fokusuar tek përmirësimi i rrugëve dhe lidhja e komunave me infrastrukturë moderne.

Mulaj përmendi ndërtimin e autostradës që lidh Istogun, Pejën, Deçanin dhe Prizrenin si një projekt kyç që duhet të përfundojë sa më shpejt.

“Qeveria ka vendosë me i përkrahë vetëm komunat që qeverisen nga VV’ja. Programi i LDK-së është i fokusuar tek infrastruktura rrugore dhe kemi një autostradë që lidhet nga Istogu për Pejë, Decan dhe mbërrin në Prizren. Këtu e kemi fokusin që të përfundohet sa më shpejt ai projekt. Një prioritet tjetër, do ta kem edhe rrugën për Rugovë e cila është e dëmtuar jashtëzakonisht shumë”.

Një tjetër prioritet për Mulajn është rehabilitimi i rrugës për Rugovën, e cila është dëmtuar rëndë dhe kërkon investime urgjente. Ai gjithashtu përmendi problematikat me rrjetin e energjisë elektrike, veçanërisht në fshatrat e Istogut, dhe angazhimin e tij për të pasur një takim me KEDS-in për të ndihmuar në përmirësimin e këtij rrjeti.

“Nëse zgjedhem si deputet, do të doja të kem një takim të parë me KEDS-in për të ndikuar mundësisht që të zhvillohet rrjeti. Një pjesë e madhe e fshatrave të Istogut kanë problem me rrjetin e energjisë elektrike, sepse është I dëmtuar dhe nuk ka pasë investime”, tha Mulaj.

“Tensioni i energjisë elektrike është shumë i ulët, dritat nuk ndezen aq sa duhet. Madje, unë pothuajse të gjitha pajsijet në shtëpinë time i kam me korrektor shtesë, shto këtu se në kohën e dimrit as internet nuk funksionon”, shtoi ai.

Mulaj, një ekspert i ekonomisë, theksoi rëndësinë e investimeve të jashtme për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke shtuar se Kosova ka një rini të jashtëzakonshme që duhet të mbetet në vend, duke i ofruar mundësi për punësim dhe zhvillim.

“Përveç ekonomisë, pasi jam ekspert I kësaj fushe, unë nëse zgjedhem deputet i Kuvendit të Kosovës do të merrem edhe me ligjet, të cilat nuk janë shumë që kanë kaluar në Kuvend, por edhe te investimet e jashtme. Me investimet e jashtme, ndikohet drejtpërdrejt zhvillimi ekonomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës të cilat janë të domosdoshme. Kosova ka rini të jashtzakonshme, nuk duhet t’I lëmë të ikin, ashtu siç kanë bërë Brenda kësaj qeverie”, tha Mulaj në Blic Interview me Astrit Gashin.