• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bekë Berisha: Policia e Kosovës janë pasqyra e shtetit, sa më parë të bëhen sigurimi jetësor dhe shëndetësor

06/04/2021 21:49
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i cili ishte edhe pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka theksuar se Policia është pasqyra e një shteti.

Ai në emisionin dokumentar “Expose” të titulluar “21 heronjtë e Policisë së Kosovës”, prodhim ky i Gazeta Blic ka theksuar se sa më parë duhet te kët sigurime shëndetësore për pjesëtarët e PK-së.

“Policia e Kosovës janë pasqyra e shtetit, ata rrezikshmerinë nuk e shohin, e bëjnë me vullnet e krenari atë punë, mirëpo është problem kur nuk është i pajisur mirë, kur mjetet e lëvizjes janë të këqija, pastaj sigurimi shëndetësor është themelore, ish dashur me pas. Këta 21 nuk janë badihava, kanë vdekur në detyrë. Dhe sigurimet shëndetësore është dicka bazike për Policinë e Kosovës, por edhe për qytetarët, duhet me i siguru dhe garantu”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Akterët e këtij dokumentari të përgatitur nga “Expose” kanë numëruar sfidat me të cilat përballen pjesëtarët e Policisë së Kosovës edhe 22 vite pas themelimit të këtij institucioni.

“ Është në vullnetin e qytarëve, kur nuk ka ligj që të mobilizohemi me shpëtu një pjesëtare, por nuk kryhet puna kështu edhe qytetarët po duhet gjithë ditën duke kërkuar fonde për shërim si për ta si për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kjo duhet të bëhet me ligj duhet të këtë sigurim shëndetësor”, tha ai.