• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Beteja e fundit në Hagë ishte shumë e vështirë, dënimi ishte i padrejtë!

10/13/2024 22:47
nga:Y I

E mbijetuara e kancerit, Gjelone Haradinaj, në një rrëfim për dokumentarin “Expose” tregon se gjatë luftës me këtë sumundje, edhe pse bashkëshorti ishte i burgosur në Hagë, ish-luftëtari i UÇK-së Nasim Haradinaj, ai ishte motivues për të

Ajo tregon se lufta e saj ishte edhe mos ta zhgënjte bashkëshortin Nasimin dhe fëmijët dhe se do ta fitonte betejën.

“Ka qenë shumë mbështetje e mirë, thotë nganjëherë se po të isha afër nuk kisha qenë kështu. Ne kishim kontakte përmes Zoom, Nasimi është i hareshëm, lëshonim muzikë unë vallëzojsha sepse të dy e duam vallëzimin shumë. Ka qenë mbështetje shumë e mirë edhe e dija qëai mërzitet ma shumë se unë se largësia bën të veten. Por ishte lufta unë mos me zhgënjy Nasimin se unë e kryj. Gjithmonë ka qenë qëllimi mos me zhgënjy fëmijët edhe Nasimin se do ta fitoj betejën”

E njëjta rrëfen se beteja e fundit e Nasimit në Hagë ishte e vështirë.

Ajo thotë se ai është njeri jashtëzakonisht revulucionar dhe i guximshëm duke theksuar se prej tij ka marrë veti jashtëzakonisht të mira.

Sa i përket dënimit në Hagë, ajo thotë se ishte shumë i padrejtë.

“Beteja e fundit në Hagë për Nasimin ishte e vështirë. Vdekja e vëllait dhe sëmundja ime e kanë lodh se Nasimi është shumë I fortë . Me jetu me një njeri si Nasimi I cili është aq revulucionar, i guximshëm, aq I mprehtë…. Ndihem shumë mirë që jam bashkëshortja e tij. Ne e kombinojmë njëri-tjetrin por tani kam marrë veti të tij jashtëzakonisht të mira që më bëjnë të ndjehem mirë. Ishim me fëmijë dhe dëgjonim seancën në Hagë dhe unë e dija ekzakt çfarë do të thotë, aq mirë njihemi. Dënimin kur ja kanë dhënë Nasimit, e di që është shumë I padrejtë”

“Asnjëherë nuk është demotivuar, Nasimi është aq shumë me energji dhe vullnet për çështjen e atdheut sa është e papërshkrueshme. Beso që janë njerzit e rrallëqë kanë aq vullnet dhe dëshirë për të drejtat dhe shtetin e vet” tha Gjejlone Haradinaj për dukumentarin “Expose” raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit