• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Baraliu: Gjykata Kushtetuese duhet të refuzojë kërkesat që pengojnë formimin e Qeverisë

10/25/2025 16:22
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, akuzon klasën politike për mosfunksionim dhe vonesa në konstituimin e institucioneve të Kosovës, duke thënë se për interesa personale dhe ego politike po pengohet funksionalizimi i Kuvendit dhe Qeverisë.

Ai thekson se kjo situatë dëmton proceset e rëndësishme që kërkojnë ratifikim me vlera milionëshe dhe thekson se edhe Lista Serbe ka një rol pengues.

Baraliu shpreson që Gjykata Kushtetuese të refuzojë kërkesat e abuzimit dhe të mundësojë formimin e Qeverisë, për të nxjerrë vendin nga situata paralitike ku ndodhet.

“Unë shpresoj dhe pres që Gjykata Kushtetuese thjesht të refuzojë kërkesën ose ta trajtojë atë si të papranueshme dhe të vazhdohet me formimin dhe funksionalizimin e Qeverisë, të ecim një hap përpara. Përndryshe, jemi në zgrip kohor, në një situatë jashtëzakonisht të rëndë paralitike, e ku këtë e ka bërë kjo klasë politike e papërgjegjshme”, tha Baraliu për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

Emisioni i plotë: