Avokati kosovar, Skender Musa ka thënë se është shumë e lehtë të identifikohet dikush që ka krijuar pasuri të paligjshme.
Në dokumentarin “Expose“, prodhim i portalit GazetaBlic, Musa tha se nëse merret paga bazë dhe ajo se çka ka arritur deri tash, atëherë mund të arrijmë lehtë te rezultati.
“Sa i përket asaj nëse kemi hetime të mirëfillta dhe ka bashkëpunim mes policisë dhe prokurorisë është shumë e lehtë të identifikohet se pasurimi i tij është i paligjshëm.
Nëse merret për bazë paga e tij dhe investimi milionësh, identifikohet saktë se a ka mundur të krijohet ajo pasuri me ato të hyra dhe kjo në njëfarë forme në aspektin e opinionit nuk do analizë.
Nëse një politikan brenda 6 muajve blen truall në Marigonë, atëherë nuk ka fjalë, është korrpusion i pastër”, ka thënë ndër të tjera ai për GazetaBlic.
/GazetaBlic/