• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Armend Thaqi: Daja është larg trajneri më i mirë, kur u kontaktova nga UEFA ishte një nga momentet më të mira të karrierës

06/04/2023 21:19
nga:Lorik J

Armend Thaqi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në futbollin kosovar dhe sukseset e tij e dëshmojnë një gjë të tillë.

Thaqi ishte një nga lojtarët kyç të sukseseve të Ballkanit ndër vite, pasi fitoi Superligën dy herë radhazi, Superkupën e Kosovës dhe u kualifikua në grupet e Conference League, ku kishte paraqitje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai në një rrëfim për ‘Expose’, prodhim i ‘GazetaBlic‘, tregon më shumë për suksesin e këtij edicioni në Superligë, e që sipas tij ishte më i vështirë se vitin e kaluar.

Është hera e dytë rresht që bëhemi kampion dhe pas pranimit në UEFA dhe FIFA jemi skuadra e parë që e kemi bë këtë sukses dy here radhazi. Vitin e parë u bëmë kampion dhe normal gjithçka që arrin për herë të parë është më e lehtë, ndërsa me mbrojtë diçka është shumë më e vështirë, sidomos këtë sezon pas gjithë atij suksesi që e patëm në Evropë, ta mbrojmë titullin kampion ka qenë e vështirë për shkak se gjitha ekipet kundër Ballkanit kanë pas motivim maksimal që me mposht kampionin, ose me ndal një ekip që ka lujtë në fazën e grupeve. Ne e kemi jep ma të mirën prej vetes, pas sezonit vjeshtor që e patëm shumë të mirë, pas gjithë asaj ngarkese, në sezonën pranverore i patëm disa gabime gjatë rrugës, mirëpo kundërshtari nuk i shfrytëzoi ato dhe ne në finish të sezonit e kapëm formën e mirë, e sidomos fitorja në Gjilan i ka dhënë vulë këtij kampionati“, tha Armend Thaqi për ‘Expose’, prodhim i ‘GazetaBlic’.

Ai thotë se ky sezon ishte mjaft i mundimshëm, shkaku i ndeshjeve të shumta që i kanë zhvilluar, por pasi janë bërë kampion gjithçka harrohet.

Në momentin kur e kemi pas ngarkesën më të madhe të ndeshjeve nuk kemi gabuar në rezultate, kurse në momente kur u prit që ne në sezonin pranveror të fillojmë shkëputjen, sepse kemi pas më pak ndeshje, aty kemi ngec dhe kemi bë rezultate që nuk i kemi prit as vetë, por kur e sheh që jemi bë kampion, mendoj se të gjitha harrohen dhe ia ka vlejt. Sai përket ngarkesave që i kemi pas, janë 53 ndeshje që i kemi luajtur, mendoj që është një numër shumë i madh, sepse ka pas raste kur futbollistë që për dy ose tri vjet s’i ka zhvillu këto 53 ndeshje, ndërsa ne i kemi zhvillu për 10 muaj. Është ngarkesë e madhe që ndoshta edhe trajneri Ilir Daja ka ditë si të mbajë ekipin, si të rigjenerojë atë dhe kjo na ka ndihmu shumë që të mos kemi lëndime dhe probleme“, vazhdoi ai.

Thaqi gjithashtu rikujton momentet e kualifikimit për në Conference League, ku potencon se kundërshtari më i fortë që e kanë pasur ishte Klaksvik.

Ndeshjen ndaj Klasvik që e kemi luajtur, ka qenë skuadër shumë e fortë, kanë pas lojtarë të fuqishëm, sidomos në goditje standarde. Gjatë bisedave që kemi pas mendoj që skuadra më e fortë që e kemi pas në kualifikime ka qenë Klasvik, sesa Shkupi. Kjo pasi faza e Play Offit ka qenë dy ndeshje dhe kemi jep gjithçka nga vetja, sepse ishim të vetëdijshëm që ndoshta nuk na vjen më ajo mundësi asnjëherë në karrierë që me shku në fazën e grupeve, kemi bo ndeshje të mire në Shkup e Prishtinë dhe kemi bë sukses historik, e thash që është e vështirë të përsëritet diçka dy tri vite radhazi. Këtë vit e fillojmë me shumë motivim, sepse e arritëm qëllimin në Superligë dhe shpresoj që të paraqitemi sa më mire dhe ta përfaqësojmë sa më lartë futbollin tonë”, zbulon Thaqi.

Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi ishte kontaktuar nga UEFA për t’u prononcuar për faqen zyrtare të shtëpisë së futbollit evropian dhe kjo sipas tij është një nga momentet e krenarisë për karrierën e tij.

Ato janë momente krenarie, sepse shumë gjenerata, shumë futbollistë e dijmë që kanë jep edhe jetën, gjithçka nga vetja për me mbajtë futbollin tone gjallë dhe neve na u ka jep mundësia që me përfaqësu futbollin jo vetëm në këtë moment që po luajmë ne, por edhe gjeneratat e mëparshme, sepse ata e kanë mbajtë gjallë dhe neve na takon me përfaqësu në mënyrën më të mire të mundshme. Për mua ka qenë një moment krenarie që jam kontaktu nga UEFA për me jep intervistë për futbollin tone dhe klubin tonë, është një prej momenteve të mia më të mira në garat kualifikuese”.

Në fund, Thaqi foli edhe për trajnerin Ilir Daja, për të cilin tha se është larg më i miri.

Unë kam pas fatin gjatë gjithë karrierës time të punoj me trajnerët më të trofeshëm në vendin tonë dhe për secilin trajner kam fjalë të mira, lavdata dhe respekt, sepse çdo trajner i ka të mirat e tij dhe të këqijat dhe ne si futbollistë duhet t’i marrim veç gjërat që janë të mira. Për trajnerin Ilir, mendoj që këto fjalë që i them unë, i thonë edhe të gjithë futbollistët që kanë punu me të. Për mendimin tim është bindshëm trajneri më i mirë, larg trajneri më i mirë, jo veç me punë – po di ta mbajë atmosferën në ekip dhe duket si tip i rreptë, por është i rreptë në aspektin e punës, kur fillojmë punën, nuk dëshiron të dëgjojë asgjë, nd, ndërsa kur vjen puna me mbajtë atmosferën në ekip, mendoj që është numër 1, i lejon edhe lojtarët ma me përvojë me mbajtë vet grupin dhe ajo i ka jep suksese ku ka shku, e sidomos tek ne në Ballkan që e ka tregu. Na ka jep liri dhe kemi pas suksese shumë të mëdha me të”, përfundoi Armend Thaqi.

/GazetaBlic Sport

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?