I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i Gjakovës njëherësh kandidat për kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit nga AAK-ja, Ardian Gjini.
Gjini tha se ndërmarrjet e kësaj komune janë orientu nga eskporti dhe se Gjakova është eksportuesi më i madh në Kosovë bindshëm.
“Para 6,5, 4 vitesh Devolli Corporation ka qenë investitori më i madh, edhe tani është punëdhënësi më i madh. Ndërkohë ka shumë industri të tjera të cilat janë rrit, janë rrit eksponencialisht në biznese të mira, ka prodhues të ndryshëm. Ju kam thënë të gjithëve dhe ju them prap që ndihem mirë me secilin prej tyre. Ka ndodh biznese që prej një dyqani në rrugën tranzite kanë përfundu në fabrika të mëdhaja, shumë biznese janë rrit. Gjakova është eksportuesi më i madh në Kosovë bindshëm edhe tani. Ndërmarrjet tona janë orientu nga eksporti. Ka ndërmarrje shumë të mëdha në Kosovë por që prodhojnë prodhime të cilat kryesisht shiten në tregun e brendshëm. Gjakova në tregun e jashtëm shet prej transformatorëve, kabllove të veturave, gypa fleksibil të ujit, shet pjesë plastike për rrokaqiej prej Zelandës së Re, Australisë deri në Amerikë, shet dyshekë në krejt botën” tha Gjini raporton “Gazeta Blic”.
Gjini ka treguar se cila është perspektiva për Gjakovën në të ardhmen.
“Në mandatin tim të ardhshëm ka me qenë vendosja e gurëve të rrugës definitiv që Gjakova kurrë mos me u kthy prapa.Me hekurudhën kanë me ndërru epokat. Pjesa jonë e punës ka përfundu, nuk mundet komuna me e nis hekurudhën, dy shtete duhet me e bë hekurudhën. Prej vitit 2019 jam angazhuar seriozisht për mes pas kujdes që traseja e hekurudhës kalon tek pika e zezë dhe i afrohet Aeroportit të Gjakovës dhe Zonës ekonomike amerikane.Eshtë kry ai fizibilitet, tani duhet me prit prej dy qeverive që kanë me e kry. Duhet me dit që kryetari i komunës së Gjakovës e ka kry pjesën e vet të punës edhe nuk ka kthim prapa në këtë variant. Ndërsa Aeroporti i Gjakovës nuk mundet me u hap derisa është ekzistuese kontrata për Aeroportin e Prishtinës” tha Gjini në Blic Interview raporton “Gazeta Blic’.


