• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Akuzat e Haki Abazit për Dejona Mihalin, përgjigjet Lila: S’ka qenë fare në mbledhjen për përjashtimin e tij

05/12/2023 21:41
nga:G C

Kryetarja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur në lidhje me akuzat e Haki Abazit në drejtim të Dejona Mihalit se e njëjta ka ndikuar për largimin e tij.

Kusari-Lila i dhodhi poshtë këto akuza kategorikisht.

“Dejona është koordinatore e Komiteteve. Komitetet janë organizma profesional brenda Lëvizjes të cilat merren me bërjen e politikae të cilat e kanë sjellë Lëvizjen deri këtu.Demonizimi i figurës së Dejonës për mua ka qenë totalisht i papranueshëm. Unë e kam njoftu Dejonën në vitin 2019 kur jemi bërë për herë të parë pjesë e listës së Lëvizjes.Kam patur bashkëpunim tepër të mirë me të . Dejona Mihali nuk ka qenë fare në takimin ku është diskutu për largimin e Haki Abazit nga Grupi Parlamentar” tha Kusari-Lila në Blic Interview me Astrit Gashin.

 

Kusari-Lila për përjashtimin e Haki Abazit: Vetë ka deklaruar që i ka nda rrugët me kryeministrin, 34 deputetë votuan unanimisht pro largimit të tij