• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kusari-Lila për përjashtimin e Haki Abazit: Vetë ka deklaruar që i ka nda rrugët me kryeministrin, 34 deputetë votuan unanimisht pro largimit të tij

05/12/2023 21:08
nga:G C

Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur në lidhje me përjashtimin e Haki Abazit nga GP i këtij subjekti politik.

Kusari-Lila tha se i njëjti ka tregu gjuhë joparlamentare dhe se vetë ka deklaru që i ka nda rrugët me kryeminsitrin.

“Çfarë po ndodh me zotin Abazi është pyetje për të, nuk e di çfarë po ndodh. Si shefe e grupit, asgjë e jashtëzakonshme në kuptimin e asaj çfarë kanë qenë projektimet e tij individuale në reflektimin që është mundu me i ba kolektive. Ne jemi organ kolektiv, vendimarrja është kolektive, grupi është shumë divers. Qasja dhe rrugtimi i zotit Abazi deri tek largimi nga GP që është bërë në grup, ka tregu gjuhë joparlamentare. Në komunikimin që është bërë, vetëm është fomalizu diçka që zoti Abazi e ka kry vetë. Ai vetë është deklaru që i ka nda rrugët me kryeministrin”

Ajo tha se ata kanë formalizu diçka që ai vetë e ka deklaru.

Kusari-Lila tha se 34 deputetët prezentë në mbledhjen e Grupit kanë votuar unanimisht pro largimit të Abazit.

“Ne vetëm e kemi përfundu pjesën formale.Disa herë kanë ardhë kërkesa se ai nuk mund të jetë më pjesë e grupit tonë. Kur e kemi vendosur në diskutim në grup parlamentar të gjithë kanë qenë pro përjashtimit, asnjë kundër s’ka qenë. 34 deputetë kanë qenë prezentë dhe krejt kanë qenë pro përjashtimit të tij” tha Kusari-Lila në Blic Interview me Astrit Gashin.