• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente? Ermal Sadiku: Ajo është në borxh të thellë me LDK-në

01/30/2026 21:50
nga:G B

Ermal Sadiku, deputet i zgjedhur i LDK-së, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur edhe për çështjen e presidentit, teksa tha se nuk e di nëse Vjosa Osmani do të jetë kandidate për presidente.

Por, ai shtoi se do të votojë në dakordim me Grupin Parlamentar.

“Më së lehti është të thuash varet sepse unë nuk e di a do të jetë e propozuar, ajo vet veten s’mund ta propozojë, duhet ta propozojë një parti. Unë një gjë mund ta them se vendimet e mia i bëj brenda Grupit Parlamentar, aty do ta bëj debatin, aty do ta bëj kundërthënien. Në momentin që partia del me një vendim, unë nuk dal ta bëj heroin aty dhe të dal kundër. Në momentin që nuk pajtohem 100 për qind me diçka shumë të ndjeshme, tërhiqem nga GP, ia lë vendin një personi tjetër dhe shkoj në shtëpinë time, tërhiqem si deputet, nuk dal të viktimizohem ose të heroizohem. E kam përpi këtë kur kam hyrë në politikë, kam thënë, Ermal roli unë nuk është që të viktimizohesh por të shtysh procese përpara. Nëse GP i LDK-së vendos ta votojë Vjosa Osmanin, e votoj edhe unë, nëse vendosin mos ta votojnë, nuk e votoj as unë”, ka thënë ai.

Por, sipas tij, a është Vjosa Osmani zgjedhja e duhur dhe kush do të mund të ishte zgjedhja e duhur për president?

Për këtë ai thotë se duhet përgjigjur në dy pyetje.

“Sipas mendimit tim… në GP do të thosha se çka përfiton LDK nga kjo votë konkretisht si parti dhe normal na përfaqësojmë diçka aty dhe çka përfiton Kosova. Nëse këto dy pyetje do të mund të mi shpjegonte dikush dhe të mund të vinim në një përgjigje konkrete, atëherë normal që do të votoja. Për këto çështje e dimë që LDK ka humbur në këtë aspekt dhe tash duhet të dihet se sa përfiton dhe Kosova ka pasur një përfaqësim jo të keq nga zonja Osmani por mua nuk më ka pëlqyer shumë njëanshmëria e saj dhe këtë gjë duhet definuar qartë nëse ajo do të jetë sërish presidente, se si do t’i përfaqësojë gjithë spektrin politik e qytetarin dhe jo të mbajë anë”, ka theksuar Sadiku.

Ai po ashtu ka thënë se Vjosa Osmani është në borxh të thellë me LDK-në, për postin e presidentes dhe gjithë karrierën e saj.

“LDK nuk ka fituar direkt asnjë gjë por e ka votuar dhe ia ka bërë kuoruimin zonjës Osmani. Kështu që unë mendoj se ajo i ka mbetur shumë borxh LDK-së sepse komplet mandati i saj, ajo ka fituar edhe vota por që ajo pozitë s’ka qenë që ka mundur ta marrë me vota, po të mos e votonte LDK, andaj ajo është në borxh të thellë me LDK-në dhe është në borxh të thellë sepse tërë karrierën e ka ndërtuar në LDK dhe në fund ka dalë me një pjesë të madhe të votuesve në një parti tjetër, kështu që këto duhet të qartësohen, nëse ka një qartësi rreth këtyre gjërave, unë as s’do të jem bllokues e as promotor por çdo gjë do ta bëj brenda grupit parlamentar dhe s’do ta bëj heroin as për pak vota më shumë e as për asgjë tjetër”, ka deklaruar Ermal Sadiku nga LDK./Gazeta Blic/