• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zogaj: Shumica e projekteve në kryeqytet janë të bllokuara nga Ministria e Kulturës!

11/30/2024 18:23
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka folur në lidhje me disa projekte të papërfunduara në kryeqytet.

Ai tha se ka pengesa burokratike dhe se shumica e projekteve janë të bllokuara nga Ministria e Kulturës.

“I kemi dy lloj të mëdha të barrierave apo pengesave. E para pengesë është burokratike e cila po na vjen edhe prej institucioneve qëndrore. Në shumë prej këtyre projekteve të cilat t’i i përmende e sidomos tuneli “Agim Ramadani” që është një projekt shumë i rëndësishëm për Komunën e Prishtinës. Pastaj platforma ndërlidhëse që e lidh Arbërinë me Qendrën e mandej edhe sheshi “Xorxh Bush” janë aktualisht të pezulluara apo të bllokuara nga Ministria e Kulturës dhe instirucionet e saj vartëse me pretendimet që këto punime janë në qendrën historike të Prishtinës, prekin monumentet e mbrojtura dhe duhet pëlqim i krejt institucioneve, edhe vartëse të Ministrisë së Kulturës por edhe të Kosovës. Këtë pëlqim ne po e kërkojmë, i kemi dorëzu krejt dokumenetet me than që munden me vazhdu tutje këto projekte. Vazhdimisht po e kërkojmë këtë, i kemi dorëzu krejt planet, projektet, dokumentet për me i marr këto pëlqime, e nuk i marrim. Kjo vonesë në pëlqime por edhe kjo tendencë ne na qon me mendu që këtu ka një tendencë për bllokim”

Zogaj tha se ka një synim që të bllokohet çdo projekt i Prishtinës.

Por.. i njëjti u shpreh optimist se në vitin vijues do të fillojnë me projektet e premtuara.

“Ata po e vërejnë suksesin e Prishtinës dhe çdo sukses i madh i Prishtinës qon në fitore politike për LDK-në dhe për Prishtinën dhe kanë një lloj synimi që me e blloku çdo projekt të Prishtinës. U blloku ‘Platoja e Madhe’ që është një projekt i rëndësishem, jemi në proces tenderues ka vazhdu procesi i prokurimit deri në nëshkrim të kontratës finale. Ne nuk jemi duke e nënshkru aktualisht sepse po presim pëlqimin në mënyrë që mos të krijojmë obligime shtesë me nënshkrim të konrtratave e mos me pas mandej parasysh dhe mos me pas finale aspektin e pelqimit. Po e presim pëlqimin mandej e nënshkruajmë kontratën dhe i nisim punimet. Por kjo sdo të thotë se ne nuk do të vijmë në një pozicionim ku edhe e nënshkruajmë kontratën edhe i fillojmë punimet. Mandej duhet ne faktikisht me dal si kryeqytet edhe në thonjëza po e them me ‘luftu’ me institucionet qëndrore me e kry një projekt për qytetarët e Prishtinës. Projekti i tunelit ‘Agim Ramadani’ e liron edhe trafikun e Prishtinës, 150 mijë vetura na hyjnë çdo ditë në kryeqytet, tuneli e liron sepse veturat lëvizin ma lirshëm, qytetarët e shfrytëzojnë pjesën e sipërfaqes, do të jetë për këmbësore. Do ta bëjmë një lidhje shumë të mirë, ajo e shton mandej edhe turizmin, pjesën e biznesit dhe zhvillimit ekonomik në Prishtinë. Ka qenë një prej projekteve kryesore të kampanjës së Përparim Ramës….. Përparimi asgjë tjetër nuk është duke bë veçse po i realizon premtimet e veta. Ne e kemi edhe një vit perpara dhe unë jam i bindur që ne do të fillojmë me krejt këto projekte, normalisht që krejt këto projekte hyjnë në realizim edhe në mandatin  e dytë por të gjitha do të perfundojnë” tha Zogaj në intervistën e dhënë për Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.