• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zogaj: LDK-ja po shënon rritje të jashtëzakonshme, Abdixhiku do të udheheqë Qeverinë!

12/01/2024 10:27
nga:G C

Kandidati për deputet i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se ngritja e partisë është e jashtëzakonshme dhe po shënon një rritje të vazhdueshme, duke arritur dyfishin e votave nga hera e kaluar.

Sipas Zogajt, ky rezultat është tregues i një trendi pozitiv, që do të vazhdojë të rritet deri në zgjedhje.

Ai theksoi se LDK-ja do të surprizojë qytetarët e Kosovës me një rezultat të shkëlqyer, ndërsa trendi i VV-së është në rënie.

“Ngritja e LDK-së është e jashtëzakonshme, jemi në dyfshin e votave tona që nga hera e kaluar. Ky është një rezultat i cili në vazhdimësi po rritet”.

“Në zgjedhje, rezultati i LDK-së do të jetë shumë i mirë dhe i favorshëm. LDK-ja do të jetë një befasi e këndshme për qytetarët e Kosovës. Trendi jonë është pozitiv, shigjetat po shkojnë lartë, në anën tjetër trendi i VV’së është në rënie e sipër”, thotë Zogaj.

Zogaj përmendi gjithashtu kthimin e votës së LDK-së nga vitit 2019, duke theksuar se kjo është një arritje e rëndësishme dhe një qëllim i partisë për këtë vit.

Për më tepër, ai theksoi se LDK-ja është e hapur për çdo të ri, intelektual apo deputet që dëshiron t’i bashkohet dhe se fitorja mund të arrihet vetëm duke u bashkuar të gjithë.

“Vetëm një skenar e fut LDK-në në Qeveri, e ai skenar është Lumir Abdixhiku. Nuk ka vija të kuqe, kryeministër Lumir Abdixhiku, ne e udhëheqim Qeverinë e Kosovës.Ka një kthim të madh të votës së LDK-së së vitit 2019, ky është edhe qëllimi jonë. Po shohim një disponim, një kthim mbrapa të votuesve tanë në shtëpinë e tyre. Çdo i ri, çdo intelektual apo çdo deputet që dëshiron t’i bashkohet LDK-së ne jemi të hapur. Fitorja vjen duke na u bashkuar të gjithë”, tha Zogaj në Blic Interview me Astrit Gashin.