• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘Zgjedhjet me 28 dhjetor’, Gashi: Presidentja në koordinim me Vetëvendosjen e kanë pa si më të arsyeshmen këtë datë!

11/21/2025 21:30
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Gashi foli edhe në lidhje me datën 28 dhjetor, datë e cila u caktua nga Presidentja Osmani për mbajtjen e zgjehdjeve të parakohshme.

Ai tha se Presidentja në koordinim me Vetëvendosjen e kanë pa të arsyeshme këtë datë.

“28 dhjetori si datë teknikisht është problematike sepse njerëzit janë në një moment të planifikimeve familjare, të udhëtimeve, të festave… por si duket Presidentja në koordinim edhe me Vetëvendosjen e kanë pa si më të arsyeshme dhe ‘le të shkojmë s’kemi qa bëjmë tjetër’. Mendoj se është një mundësi e re që i ka ardhë Kosovës të zgjedhin dhe të përzgjedhin të zgjedhurit e tyre dhe t’i japin mundësi njerëzve që ata vlerësojnë më së miri që i përfaqësojnë ” deklaroi Gashi.

Gashi tregoi se pse partitë e tjera ish-opozitare përfshirë edhe LDK-në propozuan që zgjedhjet të mbaheshin me 21 dhjetor.

“Eshtë më praktike sepse edhe vëzhguesit ndërkombëtarë edhe qytetarët e Kosovës edhe organizimi praktik është më i lehtë. Ju e dini që në perëndim me fillimin e festave të fundvitit me krishlindjet, 24 dhjetor, shkojnë nëpër festa dhe kthehen në familje. Ky është problemi që pritet të ketë Kosova kësaj radhe për herë të parë me vëzhguesit ndërkombëtarë. Pra vëzhgimi ndërkombëtarë i zgjedhjeve në Kosovë ka qenë certifikues dhe garantues i kualitetit të zgjedhjeve për këto 25 vitet e fundit në Kosovë dhe kjo potencialisht mund të rrezikohet. Edhe elementi tjetër është se edhe vëzhguesit, komisionerët do t’a kishin më lehtë t’a kryenin punën për 3-4 ditët e numërimit të numërimit të votave ndërsa tani do t’iu mbetet që ata potencialisht të punojnë edhe natën e Vitit të Ri dhe do të jetë edhe problem edhe për KQZ-në dhe partitë politike që t’i mobilizojnë njerëzit dhe të punojnë edhe natën e Vitit të Ri ose do të merren vesh në KQZ që ndoshta me 28 dhjetor të numërohen vetëm votat për partitë politike dhe të mbyllen kutitë, të shkojnë në Qendrat e Numërimit dhe të ruhen me polici dhe të fillojë nga data 2 ose 3 numërimi, nuk e di se si e kanë mendu teknikisht t’a zgjidhin këtë problem por mendoj se është problem goxha i madh” 

“Praktika evendeve perëndimore, ju e dini që vendet perëndimore mbi 90% janë katolik dhe si katolik e kanë festën e krishlindjeve dhe i lidhin komplet deri pas Vitit të Ri pra bëjnë festa dhe udhëtime familjare dhe aeroportet, portet dhe hotelet janë thuajse të pamundura me u rezervu. Psh në New York për Vitin e Ri janë miliona vizitorë dhe kjo mendoj unë se është problematike por gjithsesi tashmë ky është fakt i kryer” tha Gashi në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”