Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Cakolli thotë se në këto rrethana dhe me vonesat të cilat mund të shkaktohen duke i ndjekur të gjitha procedurat, thotë se shumë lehtë mund të arrijmë në periudhën kur deri në qershor apo korrik nuk kemi zgjedhje.
Ndër të tjera ai thekson se egziston mundësia që të mbahen edhe zgjedhjet lokale edhe ato pralamentare brenda një dite.
“Në këto rrethana me vonesat që mund të shkaktohen dhe duke i ndjekur të gjitha procedurat deri në konsituimin dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme me një dinamikë të tillë shumë lehtë mund të arrijmë në periudhën kur deri në qershor apo korrik nuk kemi zgjedhje, nuk kemi konsituim të institucioneve edhe për rezultat edhe potencialisht shpallje të zgjedhjeve gjë që pastaj mund të rezultoj me mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare, brenda një periudhe apo të njëjten ditë”, tha ai.
Ai shton se presidentja Osmani, në këtë rast e ka obligim kushtetues që ta zgjidh këtë ngërç politik.
“Unë besoj që presidentja në këtë rast ka obligim kushtetues që ta zgjidh një ngërç të tillë politik, në radhë të parë duhet që Gjykata Kushtetuese, ta konfirmoj çështjen e partisë se parë në kuptim të nominimit të kryetarit të Kuvendit, duhet të caktohet ndonjë afat. Tani nevojitet që të adresohet kjo çështje edhe një herë por që në anën tjetër ndryshimi i një praktike të tillë kushtetuese mund të ketë efektet e veta anësore që mund të jenë shumëfish më të mëdha. LVV mund ta shfrtyëzoj këtë rast për ta akuzuar Gjykatën Kushtetuese, se kur bëhet fjalë lë të themi për PDK merr vendime të tilla e kur bëhet per ne i ndryshon”, shtoi ai.
Cakolli potencon se për herë të parë në historinë e Kosovës pas zgjedhjeve, në vend se të kemi nguti për themelimin e institucioneve kemi nguti për tu barrikaduar në pozitat që pamundësojnë themelimin e institucioneve.
“Çuditrisht për herë të parë në histroinë e Kosvoës pas zgjedhjeve, në vend se të kemi nguti për themelim të institucioneve kemi nguti për tu barrikaduar nëpër pozitat që pamundësojnë themelimin e insitucioneve. Në dukje të parë asnjërit nuk i konvenon formimi i një qeverie, LVV mbase për shkak të ndryshimit të dinamikave globale, por edhe për faktin që po flasim për një qeveri që pa votat e opozitës brenda 11 muajsh apo 12 do të kemi sërish zgjedhje për shkak të dështimit të zgjedhjes së deputetit. Një koalicion i përbashkët i opozitës për të lënë partinë e parë jashta kuvendit do të shërbente si kartë për kryeministrin Kurti që ta intensifikojë dhe ta rikthej diskursin e vitit 2021, pra polarizimin dhe ndarjen shoqërore”, theksoi Cakolli.
Gjithashtu ai shton se në zgjedhjet e presidentit, Kurti mund ta bllokojë zgjedhjen e presidentit me vetën 7 deputetë.
Ndët të tjera sa u përket partive opozitare, Cakolli thotë se nuk janë fare homogjene dhe se në mesin e tyre duket që nuk ka interes.
“Në zgjedhjet e presidentit, Kurti e ka të sigurtë matematikisht që mund ta bllokojë zgjedhjen e presidentit me vetëm 7 deputetë dhe të njëjtit nuk rrinë në seancë. Partitë opozitare nuk janë fare homogjene edhe në mesin e tyre nuk duket që ka interes”, përfundoi ai, shkruan GazetaBlic.