• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zenun Pajaziti rrëfehet për herë të parë në “Expose” për prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë

02/18/2022 09:56
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton një intervistë me Zenun Pajazitin, i cili në kohën e shpalljes së Pavarësisë ishte Ministër i Punëve të Brendshme.

Në këtë intervistë, Pajaziti për herë të parë rrëfen prapaskenat e organizimit të shpalljes së Pavarësisë.

  • Kur e kishte mësuar ai datën e shpallje së Pavarësisë?
  • Si është menaxhuar situata e sigurisë në vend më 17 Shkurt të vitit 2008?
  • Çfarë veprime kishte ndërmarrë për ta mbajtur nën kontrollë situatën në Veri të Kosovës?
  • Pse pikërisht 17 Shkurti është caktuar të jetë data e shpalljes së Pavarësisë?
  • A është dashur ta lexoi dikush tjetër deklaratën e Pavarësisë?

Për këto dhe shumë çështje tjera, do të mund të merrni përgjigje sonte nga ora 22:10Kanal10 dhe në GazetaBlic.