• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zemaj: Nëse qeveria Kurti nuk ka një plan për të ndalur migrimin, Kosova do të zbrazet!

02/11/2022 22:24
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 pjesën e katërt të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Për dallim nga dy dekada më parë kur migrimi bëhej me dhunë dhe në mënyrë ilegale, në vitet e fundit qytetarët janë larguar, kryesisht duke ndjekur rrugët ligjore, ndonëse ka pasur edhe prej atyre që kanë kaluar kufijtë ilegalisht.

I njëjtë nuk është as misioni i atyre që marrin rrugën për migrim, që dikur ishte largim i përkohshëm me planifikim për rithim në vendlindje dhe vazhdim të jetesës.

Sot, ata që largohen besohet se nuk do të kthehen më kurrë.

Por cilët janë faktorët që po shtyjnë këta të rinjë të largohen nga Kosova?

Për këtë çështje, disa shpjegime kanë edhe përfaqësuesit e tyre opozitar në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi duke hyrë në një gjendje të keqe, do të jetë e papërballueshme për ekonominë vendore por edhe për mbajtjen gjallë të jetës në Kosovë, ikja e të rinjëve, mos bashkëpunimi me sektorin privat, apo më mirë të them injorimi i sektorit privat, dhe angazhimi i qeverisë vetëm me terma populist, pa alternativa adekuate dhe pa kategorizim të prioriteteve e çon në një situatë të tillë ku shumë të rinjë dhe të reja po e lëshojnë Kosovën. Edhe gjuha e përdorur, për mjekët që është thënë se nuk ju rrihet këtu mund të shkoni në perëndim, kjo i demoitivon të rinjtë dhe profesionistet, por pjesa kryesore ndërlidhet me mos planifikim adekuat dhe zgjidhje emergjente në situata të tilla edhe me fuqinë punëtore, mund të kemi marrëveshje për punësime sezonale, por jo ikje masive dhe mos kthim në Republikën e Kosovës”, tha Armend Zemaj, deputet nga LDK-ja.

Zemaj, i cili në qeverisjen e paraprake sherbeu si Ministër i Shëndetësisë, barren e përgjegjësisë për largimin e mantilbardhëve, po ua hedh qeverisë aktuale.

“Nuk është dëshirore që të shohim mjekët që lëshojnë vendin nga mos përkrahja financiare dhe ligjore nga qeveria, andaj duhet veprime urgjente në situata të caktuara që sado pak të ndihmohet në parandalimin e ikjeve masive dhe kërkesës për një jetë më të mirë, ka statistika edhe nga e kaluara, nuk do të thotë se s’ka pasur kërkesa për largim, por ka pasur angazhim edhe bashkëpunim edhe me sektorin privat, fonde të ndryshme, përkrahje për të rinjët, klasifikim i profesionesoneve, në mënyrë që të mirren masa të shpejta që Kosova të mos jetë e zbrazur”. u shpreh ai.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: