• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Vjen një propozim: Si t’i zvogëlojmë rastet e dhunës në familje

12/10/2023 22:12
nga:Gazeta Blic

Një sociolog kosovar, po propozon një ide se si të zvogëlohen rastet e dhunës në familje, e sidomos si të zvogëohet fenomeni tronditës i vrasjs së grave nga burrat e tyre, raproton Gazeta Blic.

Sociologu, Xhelal Hajruallau për emisionin “Expose” ka theksuar se në shkollat tona duhet të futen lëndë që flasin pikërisht për këto dukuri negative.

“Unë mendoj që edhe në shkollat tona duhet të kemi lëndë të cilat flasin pikërisht për këto dukuritë negative. Nxënësit duhet të njihen me masat parandaluese sepse parandalimi është më i lehtë se luftimi”, thotë ai.

Sipas tij, duhet të ketë lëndë të kësaj natyre në të gjitha shkollat.

“Duhet të kemi mësues adekuat të cilët i ligjërojnë këto lëndë, me kuptu që devijimi përfshin ato format e ndryshme të sjelljeve jo-njrëzore, të cilat janë të këqija dhe ilegale dhe të cilat kërkojnë mospajtim dhe ndëshkim në kete vend”./ Gazeta Blic