Vetëm një ndërmjetës amerikan mund të ketë sukses në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu po vlerëson eksperti i politikës së jashtme amerikane, David Phillips.
Ai për emisionin “Expose” prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se një ndërmjetës amerikan me shumë gjasë do të kishte sukses për rezultate, duke u bërë presion të dyja palëve.
“Shumë pak u arrit gjatë mandatit të Lajçakut. Është koha për personel të ri dhe një arkitekturë të re. Dialogu duhet të udhëhiqet nga një amerikan që kërkon rezultate. Nuk ka të bëjë me procesin; bëhet fjalë për produktin. Një ndërmjetës amerikan ka më shumë gjasa të arrijë rezultate reale duke kërkuar lëshime dhe duke i shtyrë palët të bëjnë kompromis”, tha ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.