Blendina Veliqi, përfaqësuese e IKD-së, është e angazhuar në mbikëqyrjen e këtij procesi, duke thënë se “IKD monitoron sistematikisht Gjykatën Speciale”, një angazhim që reflekton seriozitetin e përpjekjes për të siguruar që procesi të jetë në përputhje me normat ndërkombëtare.
Ajo për “Expose” prodhimi i GazetaBlic, thekson gjithashtu që gjykimi ka zgjatur për shkak të kompleksitetit dhe volumit të dosjeve.
“IKD monitoron sistematikisht Gjykatën Speciale dhe gjitha proceset që zhvillohen në të. A është duke u bërë gjykimi i drejtë apo jo, nuk na takon neve që të flasim për këtë çështje, por gjykimi në këtë rast ka zgjatë kogja shumë, për shkak të procesit dhe volumit të lënës”.
“Është duke shkuar drejt fundit, duke e ditur që edhe Prokuroria nuk synon që të thërras dëshmitarë tjerë, përvec këtyre që i ka në listën përfundimtare. Gjykimi do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vazhdim, sepse janë afatet tjera gjyqësore ku mbrojtja pritet të dorëzoj mocionet e saj”
Veliqi është optimiste se ky proces mund të mbyllet në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm, duke pasur parasysh se Prokuroria nuk ka në plan të thërrasë dëshmitarë të rinj.
“Procesi mund të përfundojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, gjë që është e sigurt”, tha Veliqi.
Intervista e plotë: