Drejtori i “Grupit për Ballkanin”, Naim Rashiti i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur në lidhje me takimin e radhës Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet së shpejti.
Rashiti tha se pret që të nënshkruuehet marrëveshja sa më shpejt, sepse mund të kemi zhvillime të reja muajt në vijim.
“Gjermanët kanë pasur qëndrim prej fillimit se ky dokument duhet të nënshkruhet deri në mars. Uroj që të ndodhë ashtu sepse pranvera, vera dhe vjeshta do të na sjellin zhvillime të tjera nëse nuk kemi marrëveshje. Unë për bindjen time do të bëhem shumë skpetik nëse marrëveshja shtyhet përtej muajit prill. Është një mundësi e artë për Kosovën, por edhe për Serbinë për ta vendosur të gjithë procesin e ndërtimit të marrëveshjes finale në një stad shumë të ngushtë kohor. Kjo marrëveshje, nuk është vetëm 11 pika, kjo ka afate që në tërësi të implementohet deri në fund të vitit”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.
Rashiti, tutje tha se tanimë duhet të ketë veprime ndërkombëtare për të ndihmue sekuencimin e planifikimit të veprimeve mes palëve dhe kjo nuk po ndodh.
“Unë nuk pres që palët të bëjnë hapa më shumë në drejtim të marrëveshjes. Ajo që do të duhej të ndodhë tani është që të ketë veprime ndërkombëtare me ndihmu sekuencimin e planifikimit të veprimeve mes palëve dhe kjo nuk po ndodh. Shqetësimi më i madh është se pesë diplomatët evropianë vijnë në mënyrë zyrtare në Prishtinë, i kryjnë konsultimet dhe kthehen, por nuk kemi negociata intensive për ta përfunduar tërë paketën. Kjo është shqetësimi më i madh. Ajo që po kërkohet nga Kosova është që të fillojë punën për Asociacionin të ndërtojë statutin dhe të paketohet me marrëveshjen finale duke rezultuar për implementim të saj sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese krahas planit të paraparë në aneksin e këtij dokumenti”, tha Rashiti raporton Gazeta Blic.