Ekipi i “Expose” gjatë kësaj jave ka qëndruar në Agjencinë e Punësimit e cila është e shtrirë në tërë Kosovën në kuadër të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve, për të marrë të dhëna mbi numrin e qytetarëve që kërkojnë punë dhe vendet e lira të punës që regjistrohen në vend.
Në adresën e kësaj agjencie e cila bënë ndërmjetësimin punëkërkuesve me punëmarrësit, brenda një viti arrin rreth 11 mijë kërkesa nga qytetarët për punësim.
Por, përveç punësimit, ky agjencion ka edhe një mison tjetër, atë të aftësimit profesional.
Shpëtim Kalludra nga ky Agjencison, tha se punësimi i të rinjëve është prioritet i tyre dhe se po punojnë në vazhdimësi në këtë drejtim.
“Punësimi i të rinjëve është prioritet i Agjencisë së Punësimit dhe në këtë mënyrë që punësimin e të rinjëve e kemi arritur mbi 40%, madje për gra kemi shkuar mbi 60%, në këtë kontekst ne si agjenci që ndërmjetësojmë punësim, kemi edhe aftësimin profesional që të rinjtë kur nuk përshtatet kariera e tij në përmes qëndres së aftësimit profeisonal i aftësojmë këta persona, ne po ashtu bëjmë edhe ngritjen e shkathësive profeisonale dhe bëjmë harmonizimin e ofertës dhe kërkesës në tregun e punës“, deklaroi fillimisht ai për ‘Expose’.
Megjithatë, sipas Shpëtim Kalludrës nga ky Agjencion i Punësimit, bazuar në të dhënat zyrtarë që i posedojnë janë mbi 18 mijë qytetarë që identifikohen si të papunë brenda një viti kalendarik.
“Kjo koha e pandemisë në një Shfar forme ka ndryshuar trendet e lëvizjes së vendeve të punës, pakoja emergjente krijoj një rritje të madhe të papunësisë, por pas kësaj kemi pasur një rënië graduale, hyrjet e daljet vërehen edhe në sezona, gjatë dimrit ka rënië të fluksit por gjatë stinës së verës me hapjen e ekonomisë rriten kërkesat, por sidoqoftë trendi i papunësisë është diku 18 mijë persona që regjistrohen në vit, por e cila është në dispropercion me vendet e punës që janë 10 mijë apo 11 mijë.“, përfundoi ai.
/GazetaBlic/