“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Një popull në mëshirën e fatit”.
Në këtë dokumentar është pasqyruar gjendja ekonomike e qyteatrëve të vendit, e cila vlerësohet të jetë e rënduar, veçanërisht për familjet e varura nga skemat sociale dhe ato pensionale.
E për t’iu dalë në ndihmë atyre, tanimë janë marrë disa hapa konkret për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional Trusti, raporton GazetaBlic.
Ideatori i kësaj nisme, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, ka shpjeguar për Expose mënyrën se si është përgatitur ky projektligj.
“Ka qenë kërkesë e qytetarëve që të riprocedohet amandamenti që kam proceduar në vitin 2020 si mundësi e fundit dhe e vetmja sepse qeveria nuk ka bërë asgjë, ju e dini se ka kërkesë të vazhdueshme për rritje të pagave, ka pasur kërkesë edhe nga kategoritë tjera të shoqërisë që të rritet mbështetja edhe për ta, duke e pasur parasyshë se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga qeveria me inicim timin me datën 9 kam dorëzuar projektligjin për Trustin, ku ju mundësohet qytetarëve që të tërheqin nga 10 deri në 30% është bërë një kategorizim ku atyre qytetarëve që kanë mjete më pak të tërheqin më shumë nga që edhe kriza i ka prekur më shumë“, u shpreh ai.
E për të shkuar në Kuvend projektligji i cili mundëson tërheqjen e kursimeve nga Trusti, Qeveria ka më pak se një muaj kohë për të dhënë vlerësimin e saj. Deputeti Haxhiu, është i bindur se ky projektligj do të miratohet dhe do të mundësohet tërheqja e kursimeve nga Trusti.
“Jam i bindur se deputetët, pa dallim të partive politike do ta mbështesin një iniciativë të tillë, është kërkesë e qytetarëve dhe ata janë përfaqësues të tyre në Kuvend, ju e dini që edhe me rastin e Kodit civil kishte një përkrahje nga grupi parlamentar i VV mirëpo deputetët e tyre vepruan me integritet, kam kontaktuar me disa prej tyre do të kontaktojë shumicën e deputetëve për të marrë mbështetjen për këtë inciativë të qytetarëve. Nuk është me detyrim me i tërheq të gjithë mjetet, i tërheq ai që ka nevojë, ai që nuk ka nevojë le t’i le për pleqëri“, tha Haxhiu.
Haxhiu ka treguar për Expose edhe formulën miratimit të këtij projektligji i cili i hap rrugë qytetarëve kontributdhënës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti.
“Mjafton një mbështjetje çfare ishte për kodin civil edhe e njëjta gjë mund të funksionojë edhe për tërheqjen e Trustit, me mbështetjen e 15 deputetëve nga pushteti mund të kalojë kjo“, ka shtuar ai.
Por për dallim prej vendimit të më hershëm kur u mundësua tërheqja e Kursimeve në 10% në përiudhen e pandemisë me plan të rimbursimit të mjeteve, e njëjta nuk parashihet të ndodh në projektligjin e ri.
“Jo nuk është paraparë rimbursimi, sepse Kuvendi dhe qeveria duhet të punojë për një reformim të skemave pensionale dhe Fondit Pensional, për të formuar koncept dokumentin për skemat sociale dhe pensionale. Ka një bazë të mirë për të bërë reformimin e sistemit pensional, ku gjeneratat do të paguajnë për gjeneratën, ky ishte një veprim i cili pati edhe mëbshtetje nga qytetarët por që nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim”, tha Haxhiu.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë:


