• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tahiri: Qytetarët e kanë humbur shpresën ndaj Qeverisë kurti, Kosova rrezikon zbarzjen!

01/21/2022 22:31
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 një dokumentar për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së, Bensik Tahiri, tha për Expose se në mungesë të vullnetit të qeverisë për të punuar më shumë për mirëqenien e qytetarëve, Kosova rrezikon zbarzjen, si rezultat i humbjes së shpresës së qytetarëve.

Në qoftë se Kryeministri Kurti dhe kjo qeveri nuk merr hapa konkret në forcimin e mirëqenies së qytetarëve, me dy propozime që ne i kemi dhënë me ligjin e pagave dhe fuqizimin ekonomisë, nëse nuk e ndalë ngritjen e cmimit të energjisë, në qoftë se nuk i bën këto veprime Kosova do të zbrazet për shkak së të rinjtë kanë pasur shpresë në këtë koncept e ky koncept po shihet se ka qenë koncept i mashtrimit jo i zhvillimit”, u shpreh Tahiri.

Në anën tjetër në sindikatën e punëtorve të sektorit privat, pohojnë se është bërë vonë për të ndalur trendin e humbjes së fuqisë punëtore.

“Realisht ne jemi vonuar, cdo minut i ikur jemi vonë, nuk dua që këtë barrë t’ia barti kësaj qeverie, pjesa dërmuese atyre që kanë ikur janë si rezultat i punës së qeverive të kaluara, intervenimi më i domsdoshëm që do duhej të ishte është që paga të jetë 450 euo, kjo dhe respektimi i ligjeve që kemi në fuqi, mendoj se kjo do të ndikonte shumë tek të rinjtë që edhe në Kosovë mund të jetohet, por po mungon vullneti i pronarëve të kompanive”, u shpreh Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: